E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu, Kryeparlamentarja reagon për procedurat

Në përgjigje të kërkesës së socialistëve që i kanë cilësuar procedurat për imunitetin e Fatmir Mediut si të burokratizuara nga Kryetarja e Parlamentit, reagon zyra e shtypit të Kuvendit. Nëpërmjet një komunikate nga Kuvendi është bërë me dije se janë njoftuar deputetët në seancën plenare më të parë, lidhur me kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm "për autorizim për procedim penal ndaj deputetit Fatmir Mediu". Sipas kësaj deklarate, Fatmir Mediu është vënë menjëherë në dijeni dhe është mbledhur Këshilli i Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit për të shqyrtuar kërkesën e prokurores Ina Rama. "Këshilli i Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit është duke shqyrtuar kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm në përputhje të plotë me Rregulloren e Kuvendit, sikurse edhe në rastet e tjera, me vullnetin e palëkundur e të shprehur, për t‘iu përgjigjur pozitivisht çdo kërkese për autorizim për procedim penal ndaj secilit prej deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë", thuhet në komunikatën e Kuvendit.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›