E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediu: Mandati i ri, reforma të tjera suksesi



Gjatë mandatit të ri qeverisës, mazhoranca do të realizojë reforma të tjera të suksesshme që do të shkojnë në shërbim të shqiptarëve. Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, gjatë një takimi me anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Republikane në qytetin e Shijakut, u shpreh se arritjet e këtyre katër viteve janë meritë jo vetëm e mazhorancës së djathtë, por e gjithë shqiptarëve. Gjatë këtij takimi Mediu tha: ''Arritjet e këtyre katër viteve në reforma të kësaj qeverisjeje janë meritë jo vetëm e mazhorancës së djathtë, por e gjithë shqiptarëve''. Sipas tij: “Me një mandat të dytë qeverisës pas zgjedhjeve të qershorit do të vazhdojmë punën me të tjera reforma të suksesshme me luftën kundër korrupsionit, në infrastrukturë dhe me finalizimin e tyre me anëtarësimin e Shqipërisë në BE’’. “Unë ju siguroj se vota juaj për Partinë Republikane do të përfaqësohet denjësisht, do të ketë zërin e saj në Kuvend, zërin e shijakasve dhe të të gjithë shqiptarëve’’, - deklaroi z. Mediu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›