E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi dhe Berisha në shtëpinë e Hajdarit



Pas vendosjes së kurorave tek “Nënë Shqipëri”, axhenda e Presidentit Bamir Topi dhe Kryeministrit Sali Berisha përfshiu edhe nderimin e deputetit të vrarë të PD-së, Azem Hajdari, "Pishtarit të Demokracisë". Kreu i qeverisë vlerësoi; "Azem Hajdari është tribun i lirisë së këtij kombi, i cili ka bërë më shumë se kushdo tjetër si individ për liritë dhe dinjitetin e shqiptarëve". “Vitet në liri shtohen dhe kjo është një gjë mjaft pozitive, - tha Kryeministri Berisha, duke shtuar: "19 vjet më parë Azem Hajdari u shndërrua në tribunin e lirisë së shqiptarëve". "Sa herë i rikthehem asaj periudhe, e përfytyroj si një lëmsh të zjarrtë që në qindra e qindra takime dhe mitingje vrau frikën e shqiptarëve dhe i nxori ata nga kompleksi i tmerrshëm i frikës. Me shembullin e tij personal ai denoncoi atë që ishte për t'u denoncuar, duke i afruar dhe thirrur shqiptarët që të ndiheshin të lirë dhe të bashkoheshin në vullnetin për të përmbysur diktaturën që aq shumë i kishte shtypur, varfëruar dhe depersonalizuar", - tha Kryeministri Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›