E Diel, 1 Nëntor 2026

Bllokojnë rrugën, duan ujë, rrugë dhe kompensim

08/07/2009  Banorët e Bestrovës

VLORE- Rreth 70 persona kanë bllokuar rrugën që lidh disa fshatra midis tyre edhe bazën ushtarake të Bunavisë. Ka qenë ora 7 e 30 kur disa banorë të fshatrave Bestrovë, Bestrovë e sipërme dhe Kerkovë kanë prerë një prej pemëve me të mëdha, të cilat ishin përreth rrugës lidhëse të disa fshatrave me qytetin e Vlorës. Sipas banorëve, janë tre pika kryesore, të cilat i shqetësojnë banorët dhe i shtyu të bllokonin rrugën duke prerë një pemë. E para është zgjidhja e problemit të rrugës së fshatit ku kalojnë automjetet pasi marrjen e inerteve duke dëmtuar dhe banesa të shumta për shkak të tonazhit duke amortizuar jo vetëm rrugën, por edhe banesat si dhe pemët e ullinjve dhe perimeve me fruta të mbjella në këtë sezon, kërkesa e dytë është për kompensimin që duhet të kenë banorët nga shteti për bazën ushtarake të Bunavisë, e cila është ndërtuar në tokat e tyre, por deri tani shteti nuk ka dhënë asnjë kompensim dhe pika e tretë është problem i ujit të pijshëm që sipas banorëve që prej 20 vjetësh mungon në këtë zonë dhe të gjithë banorët janë të detyruar që të përdorin mjete të ndryshme transporti nga Vlora ose ta blejnë me një çmim prej më shumë se 15 mijë lekë boti. Sipas kryeplakut të Bestrovës Rexhep Haruni, këto çështje duhet të marrin një zgjidhje sa më parë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›