Starova: Më shumë hapësira për ne të vegjlit
PBL-ja insiston që në Kodin e ri Zgjedhor të krijohen hapësira konkurrimi edhe për partitë e vogla. Kryetari i kësaj partie, Arjan Starova, deklaroi dje se “Kodi i ri Zgjedhor duhet të përfshijë patjetër edhe mundësitë për partitë e vogla, të cilat deri tani nuk ndihen të përfshira”. Sipas tij, “në Shqipëri demokracia është ende e brishtë dhe partitë rriten dhe zvogëlohen sipas interesave politike, dhe ky Kod Zgjedhor që po hartohet është një detyrim me forcë i sistemit dypartiak në Shqipëri”. Megjithatë Starova u shpreh se "ka akoma kohë që të bëhet një ligj zgjedhor, që të marrë parasysh edhe interesat e partive të vogla dhe që votat e tyre të mos u shpërndahen partive të mëdha".