Zogaj akuzon Berishën dhe Ramën për monopolizim të listave

Të çlirojmë listat nga monopoli i Berishës dhe Ramës
Deputeti i Partisë Demokratike në Lezhë, Preç Zogaj, i cili ka kundërshtuar vendimin e marrë nga kryetari i kësaj partie për të kandiduar në qarkun e Shkodrës, duke iu bashkuar partisë së Ngjelës, Ligj dhe Drejtësi e ka cilësuar vendimmarrjen e tij të imponuar. Vendimin e kryetarit të PD-së, për mospërfshirjen e emrave të njohur demokrat, siç është Aleksandër Biberaj dhe Besnik Mustafaj, deputeti Zogaj e ka cilësuar lajm të keq për këtë parti, duke parë si problem zgjidhjen e monopolizimit të gjykimit. I kam ftuar demokratët e Lezhës që të korrigjojnë listën e Berishës dhe për të prishur një herë e mirë këtë sistem të monopolizimit të gjykimit. Për fat të keq politika jonë ka probleme që janë të liderëve. Rama ka probleme me lejet e ndërtimit, nga ana tjetër ka dal prej kohësh problemi i Gërdecit, nënvizoi Zogaj. Deputeti i Zogaj deklaron se është informuar për kandidimin e tij në qarkun e Shkodrës vetëm gjysmë ore para se të skadonte afati i shpalljes së kandidatëve për deputet, duke e cilësuar këtë të paarsyetueshme e të pashpjegueshme, pa mundësi kundërshtimi. Motivin e vendimit që ka marrë e cilëson parimor, duke e vlerësuar më të rëndësishëm sesa karrigia e një deputeti. Pse duhet të largohet deputeti nga zona ku është? Pse nuk konsultohen zgjedhësit për listën, pse nuk merret mendimi i tyre. Mbroj principin e figurës së deputetit të popullit dhe jam i bindur se demokratët e Lezhës më kanë mirëkuptuar dhe me votën e tyre do të korrigjojnë listën e Berishës. Le të fitojë kandidati që ëshë vendosur në vendin tim, ekipi i Shkodrës më ka në dispozicion që të jap kontribut për kandidatin e Pukës që të fitojë. Të çlirojmë listat nga monopoli i krerëve i Sali Berishës dhe Edi Ramës, ku kryetarët e partive mbyllen në vetminë e tyre, nënvizoi Zogaj. Nisur nga mungesa e kohës të plotë, duke marrë parasysh faktin se afati skadonte për gjysmë ore, Zogaj vendosi regjistrimin e tij në partinë e avokat Ngjelës. Ishte një mundësi për të vazhduar karrierën. Sipas ligjit nuk mund të kandidosh si i pavarur, ndërkohë që unë nuk e prisja këtë gjë dhe regjistrimi tek partia e Ngjelës ishte e vetmja zgjidhje e imponuar, kjo nuk ka të bëjë me pikëpamjet e mia si demokrat, nënvizoi Zogaj, duke lënë përgjegjësi të atyre që pa transparencë, pa shpjegime kanë hequr emrin e tij nga Lezha dhe e kanë çuar në një zonë që nuk ka lidhje me të. Kalimin tek partia e Ngjelës, deputeti Zogaj e ka lidhur me afatin më të gjatë që kishte lista e kësaj partie për tu dorëzuar në KQZ, por edhe me afërsinë që ai si person ka me Ngjelën. Sipas tij, politika është fshehur, dhe çdo deputet ka pritur kutinë e fundit, nga e cila doli ajo që u bë publike, të cilën Zogaj nuk mund ta pranoj, duke e cilësuar atë si një regres të madh. Ndër të tjera spostimin e tij për kandidim në qarkun e Shkodërs e cilëson të pa arsyetueshëm duke theksuar se ka qenë deputet luajal, që ka njohur parimet e disiplinës, dhe veçon votimin nga ana e tij për të gjitha ligjet e PD-së. Të gjitha qëndrimet e mia dhe kritikat kanë qenë në funksion të shqetësimeve që ka opinioni publik. Kryetari i partisë merr përgjegjësi, ne jemi deputet që japim mendime, tek kolegët e tjerë shoh që janë lënë për disa qëndrime që kanë mbajtur, veçoi ai. Nëse mosrenditja në listën e PD-së së deputetëve Biberaj, Mustafaj dhe Karapici do të ndikojnë në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve Zogaj ka vlerësuar se kryetari i kësaj partie ka menduar se kjo gjë nuk mund ti kushtojë. Parimi është se kjo është një parti që u ribë si frymë me frymën e një ekipi të njerëzve me integritet, me profile të larmishme, bashkohen dhe i japin jetë një ansambli politik, kjo erdhi duke u tkurrur, veçcoi Zogaj. Përplasjet mes Berishës dhe deputetit historik të Lezhës, Preç Zogaj, duket se kanë filluar qëkurse ky i fundit shprehu vullnetin për mbështetje të presidentit Topi.