Meta prezanton planin për veprim në Shkodër dhe Pukë
Lideri i LSI-së, Ilir Meta prezantoi në Shkodër dhe në Pukë Planin për Veprim dhe kandidatët për deputetë të kësaj partie në qarkun e Shkodrës. I shoqëruar nga Nënkryetari i LSI, Prof.Sokol Axhemi, që udhëheq edhe listën e kandidatëve të LSI në qarkun e Shkodrës, Meta garantoi se LSI ka plan konkret për nxjerrjen e vendit nga kriza, luftën kundër varfërisë duke hapur 100 mijë vende të reja pune dhe rritjen e mirëqenies.
Lideri i LSI-së ka shpalosur disa nga shtyllat më të rëndësishme të programit elektoral. Ndër të tjera, Meta ka premtuar se do të nxjerrë bujqësinë nga kriza, duke subvencionuar deri në 25% për qind për inputet, si farërat, fidanët, pesticidet, plehrat kimike, karburantin për punimet në bujqësi. Ndërsa përsa i takon subvencionimit të njësisë së prodhimit do të jetë deri në masën 20 %. Meta garantoi se përmes një politike të tillë mbështetëse dhe subvencionuese, synohet që brenda 4 viteve gati 60-70 % e importeve të sotme të zëvendësohen me prodhim vendi. Vetëm me këtë politikë në fushën e bujqësisë dhe industrisë agropërpunuese ne do të realizojmë punësimin e 100 mijë shqiptarëve, si në fshat dhe në qytet, u shpreh Meta. Duke folur për punësimin, Kreu i LSI, u shpreh se punësimi është çështja më e madhe që kanë të gjithë shqiptarët sot. Në këtë drejtim ne kemi një politikë shumë konkrete. Ne do të mbështesim biznesin fason, biznesin për prodhimin e veshjeve, konfeksioneve me material porositës. Ky është biznesi që ka numrin më të madh të punëtorëve në Shqipëri, 100 mijë dhe janë kryesisht gra dhe vajza. Është biznesi që përfaqëson numrin më të madh të eksporteve drejt BE, gati 800 milionë euro dhe ta lësh në mëshirë të fatit do të thotë të lësh dhjetëra mijëra njerëz pa punë. Para dy javësh 11 mijë gra dhe vajza dolën nga puna, sepse 50 ndërmarrje mbyllën aktivitetin e tyre. Meta u shpreh se për bizneset e reja që do krijohen do të përjashtohen nga tatim fitimi në rastet kur punësojnë të paktën 5 punëtorë për tre vitet e ardhshme dhe do të kenë lehtësira të përshkallëzuar për numrin në rritje të atyre që do të punësojnë. Kostoja e jetesës është një nga problemet e mëdha, sidomos për familjet me të ardhura më të pakta.
Duke folur për koston e shtrenjtë të jetesës së shqiptarëve, Meta theksoi se LSI do të marrë masa për lehtësimin e saj. Kështu ai u shpreh se do të subvencionojmë energjinë për 300 kilovat/ orë në muaj për konsumatorët familjarë të varfër dhe do të përgjysmojmë TVSH nga 20% deri në 10% për produktet e shportës, si vaji, orizi, makaronat etj.