E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti: Ardhja e Ruçit dhe Olldashit në Fier, hile elektorale për të përfituar një mandat

Gjatë një komunikimi për shtyp me qytetarët fierakë, deputeti Dritan Prifti ka prezantuar edhe një herë për opinionin publik ekipin e kandidatëve me të cilët Lëvizja Socialiste për Integrim do të përfaqësohet në rrethin e Fierit në zgjedhjet e 28 Qershorit. Ndërkohë që lista me të 16 kandidatët konkurrues të qarkut të Fierit tashmë është bërë publike dhe është e depozituar në Komisionin Qendror Zgjedhor. Nga kjo listë rrethi i Fierit përfaqësohet me tetë kandidatë. Meqë Lëvizja Socialiste për Integrim ka paraqitur zyrtarisht kandidaturat edhe  në KQZ për të gjithë qarkun e Fierit dhe i ka bërë ato publike, do të doja të bëja një komunikim me qytetarët e rrethit të Fierit për tiu prezantuar atyre ekipin që LSI ka përzgjedhur për zgjedhjet e  28 qershorit. Do të përqendrohem tek kandidatët e rrethit të Fierit, për të treguar prioritetin që ka treguar LSI për këtë rreth, por edhe për të treguar diferencat e mëdha që ka mes kandidatëve të  LSI-së dhe të forcave të tjera politike, u shpreh Prifti. Sipas tij, njerëzit e njohin sepse është tetë vjet deputet i Fierit, deputet i katër komunave  Tropojës, Libofshës, Mbrostarit dhe Komunës qendër, pa u shkëputur asnjë ditë nga votuesit, zgjedhësit e mi, vëllezërit dhe motrat që janë në këtë zonë. Pavarësisht se në zgjedhjet e vitit 2005, unë nuk u shpall kandidat zyrtar në zonën elektorale të cilën përmendëm, asnjë ditë nuk u nda nga kjo zonë dhe e quan veten deputet të kësaj zone dhe të Fierit. Gjithashtu deputeti Dritan Prifti i është përgjigjur edhe interesimit të medias për ndërrimin e  zonave elektorale të Gramoz Rucit dhe Sokol Olldashit dhe kandidimin e tyre në Fier. Zoti Ruci para dy mandatesh ka qenë deputet në Sarandë. Saranda i humbi zgjedhjet vendore  përfshirë edhe bashkinë e Sarandës duke e marrë  PD, për shkak të abuzimit me pushtetin të ish kryetarit të bashkisë dhe të vetë zotit Ruci që ka qenë mbështetësi i tij kryesor. Pasi humbi në Sarandë, zoti Ruçi shkoi në Tepelenë. Tani e braktisi dhe Tepelenën. Pasi humbi bashkia e Tepelenës dhe ajo e Memaliajt, po për shkak të Gramoz Ruçit. Tani zoti Ruçi vjen në Fier për të qenë i sigurt në fitore, pasi është i pari në listën e këtij rrethi. Unë nuk e quaj veprim të moralshëm ndërtimin e zonave çdo katër vjet për të siguruar mandatin për deputet dhe për ti braktisur ata përsëri.  I pamoralshëm është edhe vendimi i Sokol Olldashit i cili nuk ka asnjë lidhje me Fierin. Ka qenë deputet, përfaqësues i Shijakut, dhe një ditë pas zgjedhjeve i ka fikur telefonin atyre që e votuan  dhe nuk është marrë asnjë herë me këtë komunitet. Katër vjet është marrë me gjëra të tjera, dhe jo me zonën e tij elektorale. Ky është një shembull që nuk duhet përshëndetur nga komuniteti fierak, ka theksuar deputeti Dritan Prifti gjatë konferencës së tij për shtyp. I pyetur rreth mungesës së kreut të PS Edi Rama në listën e konkurrimit në zgjedhjet e qershorit Prifti ka pohuar se nuk mendon që është dinjitoze që kryetari i partisë të mos kandidojë në krye të partisë së vet. Ai është veprim që e ka gjykuar  vetë zoti Rama dhe Partia Socialiste dhe ne e pranojmë ashtu si është. Normale do të ishte në krye të kandidimit në krye të PS-së, sepse duke mos qenë jep një mesazh humbje. Shumë njerëz mendojnë se duke mos qenë në krye të kandidimit,  zoti Rama parashikon humbje në zgjedhje dhe për këtë arsye nuk do të lejojë të largohet nga pushteti që ka në krye të bashkisë së Tiranës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›