“Partitë politike po cenojnë standardet e zgjedhjeve”
23/06/2009 Kreu i KQZ-së u kërkon subjekteve të propozojnë komisionerë për qendrat e votimit
Kur ka mbetur më pak se një javë nga dita e zgjedhjeve për parlamentin e ri të shqiptarëve, partitë politike nuk kanë depozituar pranë KZAZ-ve propozimet për komisionerë të qendrave të votimit. Alarmin e ka dhënë sërish dje kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani, i cili ka fajësuar pikërisht partitë politike për cenim të standardeve të zgjedhjeve që po afrojnë. Kodi Zgjedhor parashikon propozimin e anëtarëve dhe të sekretarit të Komisionit të Qendrave të votimit 45 ditë para datës së zgjedhjeve dhe emërimin e tyre 20 ditë para saj. “Nuk bëhet më fjalë për shkelje të ligjit, sepse i keni shkelur me të dyja këmbët, po ndërkohë na keni dështuar dhe dy trajnime të organizuara nga KQZ-ja dhe të keni parasysh se pa komisionerë të trajnuar do të cenohen standardet. Prandaj merrni masa urgjent, sillni anëtarët e komisioneve të qendrave të votimit”, - deklaroi Ristani në fillim të mbledhjes së djeshme. Po gjatë mbledhjes së djeshme kreu i KQZ-së i ka dhënë përgjigje shqetësimit prej disa ditësh të përfaqësuesit të Partisë Socialiste në KQZ Genci Gjonçaj. Ky i fundit për të dytën herë ngriti pikëpyetjet mbi mandatet e atyre kandidatëve për deputetë në këto zgjedhje që nuk janë dorëhequr nga postet e tyre publike. Ndërkohë që kushtetuta e Shqipërisë përcakton qartë dorëheqjen nga posti të disa drejtuesve, nëse ata kandidojnë për deputetë. “Nuk është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që merret me këtë çështje. Mendoj se duhet ta drejtoni shqetësimin tuaj diku tjetër. Nëse mandatet që ata do të fitojnë në këto zgjedhje do të jetë të vlefshme ose jo, do të jetë përgjegjësi e shqyrtimit nga Këshilli i Rregullores dhe Imuniteteve, organ i institucionit të Kuvendit të Shqipërisë”, - tha Ristani lidhur me këtë çështje. Sipas përfaqësuesit të PS-së, rezulton se shumë nga drejtuesit vendorë të zgjedhur të Partisë Demokratike nuk janë dorëhequr nga funksioni i tyre publik, duke shkelur në këtë mënyrë jo vetëm Kushtetutën e Shqipërisë, por edhe me qëllimin e vetëm shfrytëzimin e stafit në varësi të tyre, materialeve si dhe fondeve publike në dobi të fushatës së tyre zgjedhore. Neni 69 i Kushtetutës së Shqipërisë përcakton: “Nuk mund të kandidojnë e as të zgjidhen deputetë pa hequr dorë nga detyra: gjyqtarët, prokurorët; ushtarakët e shërbimit aktiv; punonjësit e policisë dhe të sigurimit kombëtar; përfaqësuesit diplomatikë; kryetarët e bashkive dhe të komunave, si dhe prefektët në vendet ku kryejnë detyrat e tyre; kryetarët dhe anëtarët e komisioneve të zgjedhjeve; Presidenti dhe funksionarët e lartë të administratës shtetërore të parashikuar nga ligji.”
Ngritja e KQV-ve
Kodi Zgjedhor në neni 36 të tij përcakton se propozimet për anëtarë dhe sekretar të KQV-së bëhen jo më vonë se 45 ditë para datës së zgjedhjeve. KZAZ-ja emëron anëtarët e KQV-ve jo më vonë se 5 ditë nga paraqitja e propozimeve, kur konstaton se propozimi është në përputhje me kërkesat e neneve 37 dhe 38 të këtij kodi. Në çdo rast emërimi i tyre bëhet jo më vonë se 20 ditë para datës së zgjedhjeve. Kur vendi i një anëtari ose sekretarit të KQV-së mbetet vakant, ai plotësohet brenda 3 ditëve, por jo më vonë se 24 orë para hapjes së procesit të votimit. Zëvendësimi bëhet me persona të trajnuar për ligjin.
Humbja e mandatit
Mandati i deputetit quhet e pavlefshëm nëse vërtetohet se ai nuk ka hequr dorë nga mandati që ka pasur në kohën e kandidimit për deputet. Kushtetua në nenin 71 të saj përcakton disa raste kur mandati i deputetit është i pavlefshëm. Rastet e Kushtetutës janë gjithsej gjashtë. Konkretisht: kur ai nuk bën betimin; kur heq dorë nga mandati; kur vërtetohet një nga kushtet e pazgjedhshmërisë ose papajtueshmërisë të parashikuara në nenet 69, 70 paragrafët 2 dhe 3; kur mbaron mandati i Kuvendit; kur mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht në Kuvend; kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi.