Rama: Do të qeverisim me skuadrën e ndryshimit
23/06/2009 Kryetari i PS-së flet për aleancat pas zgjedhjeve
Kreu socialist Edi Rama sqaroi mbrëmë gjatë një interviste televizive pozicionin e tij sot në krye të bashkisë së kryeqytetit dhe nesër në krye të qeverisë, në rast fitoreje të së majtës më 28 qershor. Njëkohësisht Rama deklaroi dhe një herë tjetër prerë se “PS-ja do të qeverisë me shqiptarët që janë pjesë e skuadrës së ndryshimit, pjesë e skuadrave që po kërkojnë të marrin votat në të gjithë Shqipërinë”.
- Zoti Rama, jeni kryetar i Bashkisë, një mandat që e morët 2 vjet më parë, a nuk ju duket se po tradhtoni besimin e qytetarëve të Tiranës duke kandiduar si kryeministër i ardhshëm i vendit?
- Mendoj se është e kundërta, pasi arsyeja që unë kandidoj ka një sërë shkaqesh, por njëri prej tyre është ai mandati i vitit 2007 dhe ajo kontratë e nënshkruar, që unë dua ta respektoj dhe zbatoj pikë për pikë, duke u dhënë qytetarëve të Tiranës atë që ata presin dhe kanë nevojë: një Tiranë europiane në të gjithë territorin e saj dhe në të gjitha blloqet e banimit, me 24 orë ujë në ditë, një Tiranë e cila me mandatin e 28 qershorit do të jetë zemra e një metropoli të ri, që do të ketë një status të ri ligjor, siç e kanë të gjitha kryeqytete europiane dhe do të shtrihet në të gjitha rrethinat e tij.
- Kush do ta zërë vendin tuaj në Bashki, në rast se do të fitoni zgjedhjet dhe do të bëheni kryeministër?
- Ne sot jemi këtu për zgjedhjet e 28 qershorit dhe një zgjedhje e qartë mes së shkuarës dhe së ardhmes. Sot unë mund t’ju them vetëm kaq: mandati i 28 qershorit për shqiptarët ka vlerën e kontributit të secilit për një ndryshim historik. Ndërsa për qytetarët e Tiranës ka vlerën e konfirmimit të asaj që unë kam premtuar kur u bëra kryetar bashkie.
- Plani rregullues i Tiranës, si është e vërteta?
- Fakti është se plani rregullues i Tiranës është i ekspozuar në qendër të Tiranës në fillim të vjeshtës së shkuar dhe u është vënë për konsultim qytetarëve të Tiranës dhe janë bërë 22 dëgjesa me qytetarët, i është dorëzuar edhe qeverisë. Kjo është një nga gjërat e turpshme të qeverisë aktuale. Gënje se diçka do të mbetet.
- Cili do të jetë raporti mes pushtetit lokal dhe pushtetit qendror?
- Sot autonomia lokale është e izoluar, është një autonomi që shkelet sa herë që ia ka qejfi Sali Berishës dhe nuk arrin që të konsolidojë institucionet e bashkisë iks.
- Me kë do të qeverisni?
- Me shqiptarë që janë pjesë e skuadrës së ndryshimit, pjesë e skuadrave që po kërkojnë të marrin votat në të gjithë Shqipërinë, që janë njerëz me aftësi, me ide, dhe këta nuk i mungojnë Shqipërisë.
- Grupi parlamentar do të jetë baza e qeverisjes?
- PS-ja është e vetmja forcë që harmonizon gjenerata, rrugë të ndryshme eksperiencash të gjithsecilit prej tyre. Nuk do të jenë vetëm pjesa e grupit parlamentar, por dhe shumë të tjerë. Grupi parlamentar i PS-së do të ketë 20 % gra, 25 % juristë.
(Marrë me shkurtime nga “News 24”)