E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfundojnë KZE e PS në Fier

29/03/2005  Ka mbaruar procesi i konstituimit të Komiteteve të Zonave Elektorale të Partisë Socialiste në rrethin e Fierit. Dje kanë përfunduar procesin e përzgjedhjes së kryesive të KZE-ve në bazë të parimit "një anëtar, një votë", në zonat elektorale të këtij rrethi. Të dhënat nga selia socialiste e Fierit bëjnë të ditur se anëtarësia socialiste ka shënuar një pjesëmarrje mbi 70 për qind. Kryetari i PS-së në Fier, Myzalejen Hoxha, tha për "Metropol" se "procesi zgjedhor sapo ka përfunduar në këshillat e Fierit. Në votim kanë marrë pjesë një masë e konsiderueshme e anëtarësisë socialiste, mbi 70 për qind, të cilët, nëpërmjet votës së tyre, kanë shprehur vullnetin politik ndaj kandidaturave të propozuara". Menjëherë pas përfundimit të këtij procesi, do të fillojë integrimi KZE-ve në mënyrë të drejtpërdrejtë në procesin zgjedhor. KZE-të do të merren me hartimin e programeve elektorale në zonat përkatëse, si dhe do të zhvillojnë procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë, duke zbatuar parimin "një anëtar, një votë".

Irena Mërtiri

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›