E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu në Has: “Ne do të mbrojmë interesat e të gjitha familjeve shqiptare”



Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu, gjatë turit elektoral, është ndalur dje në qytetin e Hasit, ku ka kërkuar votën për partinë që ai drejton duke premtuar se PR-ja do të mbrojë gjithmonë interesat e familjeve shqiptare. “Partia Republikane është partia e njerëzve të mirë. Ne do të vijojmë të mbrojmë dhe përfaqësojmë interesat e pronarëve. Gjatë mandatit të dytë do të kërkojmë zgjidhjen përfundimtare të kësaj çështjeje, pasi ne e shohim atë ashtu si përherë e kemi konsideruar, jo si interes personal të dikujt në veçanti, por si çështje të së drejtës, të zhvillimit ekonomik dhe si pikë kyçe për BE-në. Gjithashtu edhe familja është shumë e rëndësishme për ne republikanët. Ne do të mbrojmë përherë interesat e të gjithë familjeve shqiptare”, - është shprehur kreu i republikanëve duke shprehur bindjen se PR-ja do të jetë sërish në qeverinë e ardhshme. “Ne do të vijojmë të jemi pjesë e maxhorancës parlamentare dhe pjesë e qeverisë, pasi projektet tona me dhe për shqiptarët nuk mbarojnë këtu. Anëtarësimi ynë në NATO është një fillim i mbarë. Tani vendi ynë është partner me vendet më demokratike dhe më të mëdha të botës”, - është shprehur Mediu.

18 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›