E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu, në Has, u bën thirrje qytetarëve të aplikojnë për letërnjoftimet



Në vijim të turit të tij në veri të vendit, kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë Anila Godo dhe anëtarë të tjerë të Kryesisë së kësaj force, ishin në takimin e radhës në qytetin e Hasit. Gjatë fjalës së tij Mediu theksoi edhe një herë se Partia Republikane është një forcë politike, e cila ka në themel të saj familjen, si bazën e shoqërisë dhe do të përfaqësojë përherë interesat e të gjitha familjeve shqiptare. Ai iu drejtua nga Hasi të gjithë shqiptarëve për të aplikuar për kartat e identitetit. “Unë ju bëj thirrje ju hasianëve dhe të gjithë shqiptarëve që të aplikoni për kartat e identitetit. Mbi të gjitha kjo gjë do të na bëjë ne përherë e më shumë qytetarë dhe bashkëqytetarë të vendeve të përparuara dhe vendeve demokratike. Ju duhet të jeni të sigurt se kartat e identitetit nuk janë ngushtësisht në shërbim të zgjedhjeve, por ne kështu do të njihemi botërisht si qytetarë shqiptarë të denjë për aleatë jo vetëm të Aleancës së Atlantikut, por dhe të BE-së. Prandaj të gjithë duhet të aplikojnë për kartat”, - theksoi Mediu.

21 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›