Star Wars, tani një luftë e animuar yjesh
Filmi Star Wars, një përzierje e aksionit, aventurës, fantashkencës dhe trillerit, vjen në ekranin e kinemasë Millennium dhe do të shfaqet vetëm në paraditet e katër fundjavave. Tre vjet pas serisë më të fundit të fenomenit kult për më shumë se një brez spektaktorësh, Lufta e Yjeve rikthehet sërish në ekranin e madh të kinemasë. Këtë herë saga ka për baba regjisorin hollivudian George Lucas, dhe vjen si një metrazh i gjatë me kartona.
Star Wars: The Clone Wars fton fëmijët të ndjekin aventurat e personazheve më të njohur të universit Star Wars. Në mes të një beteje ndërhapësinore mes të mirëve dhe të këqijve, fansa të rinj e të vjetër do tu bashkohen personazheve të preferuar si Anakin Skywalker, Obi-Wan Kenobi dhe Padme Amidala. Në krahun tjetër forcat e këqija nën drejtimin e Palpatine, Count Dooku dhe General Grievous përpiqen të vënë nën thundrën e tyre galaktikën. Tensioni është i lartë, dhe fati i Luftës së Yjeve mbetet në duart e Jedi Knights. Një mision i vështirë, do të zbulojë të vërteta të panjohura më parë. George Lucas vazhdon të ushqejë imagjinatën e fansave të Star Wars. Tridhjetë vjet pas filmit të parë dhe tre vjet pas filmit të fundit të sagës, ai prodhon një tjetër seri që në fakt i shndërron personazhet e tij në kukulla, duke ngritur në këmbë një film të gjatë të animuar. Star Wars: The Clone Wars është drejtuar nga regjisori Dave Filoni. Ai është filmi i parë i sagës që realizohet në karton. Ngjarjet e tij janë vendosur mes episodit të dytë të Star Wars - Sulmi i Kloneve dhe episodit të tretë Hakmarrja e Sithëve. Kështu të gjithë fansat e sagës do të kenë mundësi të ndjekin personazhet e njohura, por edhe të reja të serive të mëparshme. Një protagonist tërësisht i ri që do të gjejnë fansat në Star Wars:The Clone Wars është Ahsoka Tano, një nxënës i ri i Anakin. Do të fillojë një mision i vështirë, që do të zbulojë të vërteta të panjohura më parë. Ndërkohë të gjithë personazhet kukulla të këtij filmi vijnë me zërat e aktorëve të njohur si Christopher Lee, Ashley Eckstein, Mattheë Wood, Catherine Taber, Matt Lanter apo James Arnold Taylor.
Last Updated on Tuesday, 05 May 2009 20:01
Last Updated on Tuesday, 05 May 2009 20:01