E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kartat e identitetit, në dy komuna të Pukës ska nisur ende aplikimi

Në dy komuna të rrethit të Pukës, në Iballë dhe Fierzë nuk ka nisur ende procesi i aplikimit për kartat. Edhe pse pajisjet për fillimin e këtij procesi kanë mbërritur, problemet në sistemin elektronik kanë bërë që ky proces të mos fillojë. Ndonëse mbetur pak kohë nga data e zgjedhjeve, procesi i pajisjes së qytetarëve me karta identiteti vazhdon të shfaqë probleme. Në dy komuna e sapo përmendura, mësohet se edhe për një kohë të gjatë nuk do të fillojë procesi i aplikimit me kartat e identitetit. Qytetarët i janë përgjigjur thirrjes së qeverisë për tu pajisur me karta, duke ju drejtuar qendrave të aplikimit, por ju është dashur të kthehen pa mbaruar punë për shkak të mosfunksionimit të linjave të internetit në këto zona. Problemet në sistemin elektronik kanë bllokuar punën duke rrezikuar që 6500 banorët e këtyre komunave të mos marrin pjesë në votime.
Ndërkohë, bëhet e ditur se në komunën Iballë dhe Fierzë kanë mbërritur të gjitha materialet e nevojshme për fillimin e procesit të aplikimit, por puna është bllokuar për shkak të mosfunksionimit të linjave të internetit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›