Mediu në Parlament: Prokuroria, tendencioze ndaj meje
Deklarata e ish- ministrit të Mbrojtjes, vjen një ditë pas komunikimit të akuzës së tij nga hetuesit
TIRANE- Ish- ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, deklaroi dje në parlament se akuzat e ngritura ndaj tij nga organi i akuzës, kishin qëllime politike, ndërsa procesin hetimor ndaj tij dhe nëpunësve të dikasterit që vetë ka drejtuar e quajti një farsë. Fatmir Mediu, ish- kreu i dikasterit të Mbrojtjes, tashmë deputet, në cilësinë e të pandehurit, deklaratat e mësipërme në adresë të organit të akuzës i dha në parlament gjatë një seance me diskutim të lirë. Sipas tij, hetuesit dhe prokurorët kishin treguar zell të pamatë në fakt në kryerjen e detyrës së tyre. "Zelli dhe tendenca e Prokurorisë ishte e pamatë. Dhe pse ju më hoqët imunitetin, prokurorët nuk denjuan të kërkonin deri në detaje mbi fakte të jetës sime që nuk kanë lidhje me atë që ndodhi. Por i kam duruar të gjitha këto për shkak të atyre viktimave, që duan me çdo kusht të vërtetën. Edhe sepse respektoj institucionet e këtij vendi. Nga mënyra si u iniciua procesi, nuk prisja në fakt ndonjë gjë tjetër, veçse një motivimi politik të çështjes së Gërdecit". Gjatë deklaratës së tij, kreu republikan, pohoi se i gjithë procesi tashmë qe kthyer në një farsë që sipas tij, po kryhej në emër të viktimave të shpërthimit të ndodhur 15 marsin e vitit të kaluar në fshatin Gërdec të Vorës. Ndërkaq Mediu, deklaroi se deklarimi i prokurorisë ishte...................................... ai kishte shmangur Forcat e Armatosura, nga kjo kjo histori, bëhej me qëllim për të nxjerrë atë të lidhur me interesa. "Unë jam i nderuar për atë që kam bërë dhe punën në lidhje me NATO-n. Ngjarja e Gërdecit nuk dëshirohej nga askush. Por më akuzuan se unë kam bërë interesat e mia me Delijorgjin. E unë dua të deklaroj se nuk kam patur asnjë marrëdhënie të afërt, personale apo interesi me të, as unë dhe as të afërmit e mi",- sqaroi Mediu gjatë diskutimit të tij të lirë në Kuvendin e Shqipërisë. Veç reagimit ndaj marrjes së tij të pandehur në lidhje me Gërdecin, ish- Ministri Mediu tha se municioni i tepërt përbën një rrezik real për Shqipërinë. "Çështja e sigurisë mbetet reale dhe ajo nuk mund t'i ngarkohet si përgjegjësi vetëm Ministrisë së Mbrojtjes apo Forcave të Armatosura", - tha ai, duke pohuar se ka pasur edhe shpërthime të tjera.