E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spahiu dhe gjyqtarët, debat për proceset në zyra

Analizë e "fshehtë" e Gjykatës së Apelit dhe të Tiranës, në mungesë të medias


TIRANË-Paraditen e djeshme, dy nga Gjykatat më të mëdha në vend kanë zhvilluar analizën e tyre vjetore të punës, duke mbyllur dyert për median. E para që ka organizuar këtë takim vjetor me gjithë gjyqtarët për të vlerësuar punën, ka qenë Gjykata e Shkallës së Parë ku i pranishëm ka qenë edhe nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu. Ai ka debatuar me gjyqtarët për mënyrën e zhvillimit të seancave gjyqësore. Ky fakt u bë me dije falë njohjes me gjyqtarët e kësaj gjykate, pasi as KLD-ja dhe as Gjykata e Shkallës së Parë në këtë rast organizuesja e këtij takimi vjetor, nuk ka lajmëruar median, duke ngritur dyshimet e mungesës së transparencës. Gjithashtu, po gjatë ditës së djeshme edhe Gjykata e Apelit në kryeqytet ka zhvilluar analizën vjetore, ku edhe pse nuk janë lajmëruar mediat për këtë takim vjetor, kryesekretarja e kësaj gjykate nën urdhrin verbal të kryetarit Metush Saraçi i ka mbyllur dyert për të disatën herë për median e pranishme rastësisht në hyrje të gjykatës. Arsyeja e kësaj "transparence", sipas fjalës së kryetarit të transmetuar nga krye sekretarja është mungesa e hapësirës për gazetarët. Kështu që në përfundim të këtyre dy takimeve të rëndësishme vjetore, është dashur që media të marrë vesh për debatet brenda saj nga burimet e tyre, që në këtë rast janë gjyqtarët që ishin të pranishëm në sallën e takimit për vlerësimin e punës njëvjeçare të Gjykatës së Shkallës së Parë dhe të Apelit të Tiranës, të cilët shumë herë kanë qenë të akuzuara nga ministri i Drejtësisë për korrupsion dhe mos transparencë me publikun dhe median. F.Vezaj


Gjyqtarët e Gjykatës së Shkallës së Parë kërkuan ministrin e Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj
Gjyqtarja Shefkije Demiraj kërkoi mbrojte që mos të përsëritet rasti Nuni,
Spahiu, nuk do të gjykoni më çështje në zyrë
Gjyqtarët kërkuan kushte ambienti
Biseda për çështje teknike të gjykimit të çështjeve

Apeli nuk lejon gazetarët brenda
Krye sekretarja nuk lejon gazetar në analizën vjetore me arsyen se nuk ka vend
Saraçi, nuk lejohen gazetarët

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›