shkurt kronikë
Arrestohet Koço Seferaj, atentatori i vëllezërve Harizaj
Më shumë se një vit e gjysmë që i fshihej drejtësisë, Koço Seferaj nuk ka mundur dot t’ia dalë mbanë, kur agjentët e policisë e kanë vënë me shpatulla pas murit në një banesë në periferi të Vlorës. I kërkuar për vrasje dhe një plagosje të rëndë të ndodhur një vit më parë, 34-vjeçari është arrestuar mesditën e djeshme pas një operacioni të organizuar nga forcat e rendit të qytetit bregdetar. Arrestimi i tij është konfirmuar nga burime të policisë lokale, sipas të cilave, Seferaj akuzohet për vrasjen e 38-vjeçarit Viktor Harizaj dhe plagosjen e vëllait 25-vjeçar të viktimës, ngjarje kjo e ndodhur më 5 janar të vitit 2007 në një nga rrugët periferike të Vlorës.
Hetimet e policisë vlonjate do të nxirrnin në pah se vrasja kishte ndodhur si pasojë e një debati banal mes dy palëve për një parkim makine, në kohën që Seferaj po nxirrte makinën e tij nga parkimi. Ky i fundit ka debatuar me dy vëllezërit Harizaj, të cilët kishin lënë automjetin e tyre pranë të tijit dhe grindja midis tyre e Seferajt ka përfunduar duke qëlluar me pistoletë ndaj vëllezërve, ku për pasojë ka gjetur vdekjen Viktor Harizaj dhe plagosur Sokol Harizaj. Që prej asaj dite, Seferaj do të shpallej si një nga personat më të kërkuar në qarkun e Vlorës, ndërsa për kapjen e tij policia do të vinte dhe një shumë prej 1 milion lekësh të reja shpërblim. Po kështu, në procesin gjyqësor në mungesë, prokuroria do të kërkonte ndaj tij burg përjetë.
Pas ekzekutimit të vrasjes së 33-vjeçarit Viktor Harizaj dhe plagosjes së vëllait të tij, Sokolit, 25-vjeçar, policia e Vlorës do të identifikonte si autorin kryesor të ngjarjes 39-vjeçarin Koço Seferaj, nga fshati Brataj i qytetit bregdetar. Ky i fundit u identifikua nga dokumenti personal i drejtimit të automjetit, që u gjet brenda autoveturës me targa të Kosovës. Nga dëshmitë e banorëve të lagjes “10 Korriku” të Vlorës në atë kohë, u mësua se gjithçka kishte ndodhur në rrugën që të çon për te ish-fabrika e çimentos, dy persona të cilët udhëtonin me një autoveturë tip “Benz”, me targa të Kosovës, parkuan mjetin e tyre para dyqanit të tregtimit me shumicë të artikujve ushqimorë, pronë e vëllezërve Viktor e Sokol Harizaj.
Gjykatë
Mbërrin për gjykim dosja e Ylli Kelmendit, hidhet në short
Përfundon hetimi dhe mbërrin për gjykim çështja në ngarkim të Ylli Kelmendit, i akuzuar për veprën penale të “mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municioneve” dhe “kundërshtimit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Dosja e 44-vjeçarit, krahut të djathtë dhe dëshmitarit okular në vrasjen e Fatmir Ramës (Miri i Xhikes), do të shqyrtohet në ditët në vazhdim nga gjyqtari Ridvan Hado. Arrestimi i Kelmendit është bërë disa muaj më parë, pasi ka kundërshtuar kontrollin e punonjësve të policisë, ku i është gjetur në brez një pistoletë. Sipas akuzës, Kelmendi nuk ka pranuar të kontrollohet nga policia, ndaj dhe ka goditur dy prej tyre. Përforcimet në radhët e policisë kanë çuar në kontrollin dhe gjetjen e pistoletës që mbante Kelmendi duke e çuar më pas atë në qeli. Ka qenë ora 01:30 e mëngjesit kur Ylli Kelmendi po lëvizte në këmbë në rrugën “Xhorxh Bush”, në afërsi të Kuvendit në Tiranë. Ndaj Ylli Kelmendit, i cili ishte dëshmitari kryesor në vrasjen e shokut të tij, Fatmir Rama, disa vite më parë, u mor masa e arrestit për veprat penale të “kundërshtimit të punonjësit policisë së rendit publik” dhe të “mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”, ndërkohë që ka deklaruar se armën e mbante për sigurinë e jetës së tij, pasi ndihej i kërcënuar.
Itali
Kapet shqiptari me 3 kg heroinë, me vlerë 700 mijë euro
I kanë “prerë” krahët kur i kanë kërkuar të ushtrojnë kontroll në automjetin e tij, ndërsa zbulimi do të ishte edhe më i madh se ç’pritej. Plot 3.3 kilogram lëndë narkotike heroinë, e cila nëse do të arrinte të shitej, do të kapte vlerën prej 700 mijë eurosh. Operacioni është organizuar një ditë më parë në provincën e Firences, Itali, kur agjentët e Guardia di Financa do të zbulonin ngarkesën e heroinës në gomën e një fuoristrade, ndërsa në pranga është vënë një emigrant shqiptar, 38 vjeç, por që emri nuk i bëhet i ditur për arsye hetimore. Lajmi është konfirmuar një ditë më parë në mediat lokale italiane, sipas të cilave, shqiptari shoqërohej nga dy fëmijët e tij, 8 dhe 10 vjeç. Sipas policisë, droga kishte vlerën e 700 mijë eurove, ndërsa po hetohet prejardhja e saj. Veç kësaj, policia fqinje është shprehur për mediat vendase se është ende duke hetuar rastin e dy ditëve më parë kur në Bari u arrestuan 4 shqiptarë, të cilët bënin pjesë në një organizatë kriminale italo-shqiptare dhe që dyshohet se trafikonin heroinë në Itali. Gjatë një operacioni blic u sekuestruan në portin e Barit 23 kilogramë heroinë me vlerë 10 milionë euro. Mediat vendase thanë se droga u kap në 5 makina, ndërkohë që u sekuestruan edhe 7 mijë euro. Në pranga u vunë Arian Kërtusha, Ervin Dema, Ermal Aliaj dhe Erion Ruka.
Tiranë
Parandalohet krimi, arrestohen dy të rinj
Sinjalizimi në kohë i policisë së kryeqytetit ka bërë që kjo e fundit të parandalojë një gjakderdhje, ku dy të rinj po kërcënonin me pistoletë një bashkëmoshatarin e tyre gjatë një grindjeje për motive banale. Lajmi është bërë i ditur dje nga burime të policisë së Tiranës, sipas të cilave, në sajë të veprimeve të shpejta u bë i mundur arrestimi brenda pak kohësh gjatë orëve të vona të së martës i Rifat Almusës. Ndërkohë, pas disa orësh policia prangos edhe autorin tjetër të dyshuar të përfshirë në këtë ngjarje, Eduart Vata. Ata akuzohen për vrasje në bashkëpunim të mbetur në tentativë, pasi akuzohen se rreth orës 19:00, tek stacioni i furgonave të Laknasit në Kamëz, kanë tentuar të vrasin me thikë për motive të dobëta shtetasin N. N. 17 vjeç, banues në Valias të Ri.
Durrës,
Vjedhin makinën, shkatërrojnë pajisjet e jashtme të një banke
Shpejtësia e tepërt gjatë vjedhjes së një automjeti ka bërë që autorët të përplasen me ambientet e jashtme të një banke dhe për pasojë automjeti të digjet plotësisht, ndërsa të dëmtohen disa pajisje të jashtme të bankës. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm, kur persona ende të paidentifikuar grabitën një autoveturë të parkuar në anë të një rruge, rreth 150 metra larg ndërtesës së Bashkisë së Durrësit dhe më pas, për shkak të shpejtësisë, u përplasën me pajisjet e jashtme të kondicionerëve të Bankës Italiane të Zhvillimit (BIS), selia e së cilës ndodhet në katin e parë të njërit prej pallateve aty pranë. Sipas burimeve të policisë lokale për këtë ngjarje, mësohet se si pasojë e përplasjes automjeti u dogj plotësisht së bashku me një nga pajisjet ftohëse të bankës, ndërsa shkaktarët e kësaj ngjarjeje mundën të largohen me shpejtësi. Ndërkohë, policia ka filluar hetimin e ngjarjes si dhe po kërkon autorët.