Mediu prezanton dy kandidatët e parë në Tiranë, Enida Xhumarin dhe Muharrem Kajollin
Në ambientet e Muzeut Kombëtar u bë prezantimi i kandidatëve për deputetë të PR-së për Zonën Nr. 9. Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, prezantoi për këtë zonë kandidatët Enida Xhumari dhe Muharrem Kajolli. Gjatë fjalës së tij Mediu tha se kandidatët gërshetojnë me njëri-tjetrin vlera të jashtëzakonshme. “Partia Republikane ka qenë partia e vetme që ka ngritur problemin e çështjes së pronës që në fillim të viteve ’90. E ka ngritur këtë çështje si një nga çështjet më thelbësore të shoqërisë shqiptare, në radhë të parë se ishte çështja e së drejtës. Ekonomia e Shqipërisë nuk mund të ndërtohet pa ndërtuar një realitet të qëndrueshëm të pronës private”, - është shprehur Mediu.
7 Maj 2009