Olldashi vazhdon fushatën elektorale në komunat e Lushnjës
Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi, gjatë takimeve që pati me banorë të komunave Kërmishtaj dhe Bubullimë të rrethit të Lushnjës tha se së shpejti do të fillojnë punimet për rrugën “Pushimi i Shoferit – Divjakë”, rrugë e cila ka qenë një nga kërkesat e banorëve të kësaj zone e më gjerë. “Kemi investuar në rrugët e Shqipërisë dhjetë herë më shumë, po plotësojmë të gjitha akset kombëtare nga Veriu në Jug, nga Lindja në Perëndim. Po plotësojmë lidhjet e të gjitha qendrave bujqësore me akset kombëtare. Brenda pak ditësh fillojnë punimet në 27 km për rrugën ‘Pushimi i Shoferit-Divjak뒔, është shprehur Olldashi.
7 Maj 2009