Zgjedhjet, PS-PD financojnë 5 sondazhe për të njohur veten
Partia Socialiste ka bërë 3 sondazhe dy muaj para zgjedhjeve. Kryetari i PD-së ka financuar dy të tilla për të matur mbështetjen
Eljona Ballhysa
Megjithëse fushata zgjedhore nuk ka filluar zyrtarisht, dy partitë e mëdha prej muajsh kanë nisur punën për të qenë të përgatitur për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Burime informacioni kanë bërë të ditur se prej kohësh krerët e dy partive të mëdha kanë financuar organizata të ndryshme, që merren me zhvillimin e sondazheve publike mbi mbështetjen që gëzojnë partitë në vend, por edhe për të njohur problematikën e qytetarëve shqiptarë për të orientuar hartimin e programeve elektorale. Pavarësisht “modës” së sondazheve që publikohen çdo muaj në kanale të ndryshme televizive, dy partitë e mëdha kanë marrë përsipër financimin e sondazheve për partitë e tyre, larg syrit të medias, në mënyrë që rezultati që përfitojnë të jetë sa më i saktë dhe i pandikuar politikisht.
Kështu, sipas burimeve, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, deri tani, dy muaj para zgjedhjeve, ka financuar zhvillimin e tre sondazheve për mbështetjen që gëzon partia e tij nga shtetasit shqiptarë. Ndërsa kryetari i Partisë Demokratike, kryeministri Sali Berisha, sipas burimeve të informacionit, ka zhvilluar dy sondazhe të tilla.
Targeti
Burimet bëjnë të ditur se sondazhet janë bërë në konfidencialitet të plotë midis lidershipit të partive respektive dhe kryetarëve të organizatave shqiptare me eksperiencë në këtë fushë. Shumë pak deputetë janë në dijeni të këtyre sondazheve.
Rezultati i tyre mësohet se është vënë në dispozicion të kryesive të këtyre partive dhe është diskutuar vetëm nga grupi që merret me hartimin e programit elektoral.
Këto janë cilësuar si sondazhe paraprake, pasi pritet të zhvillohen të tjera, kryesisht gjatë muajit qershor. Burimet bëjnë të ditur se kryetari i PS-së ka zhvilluar sondazhe në qarqe të ndryshme të vendit për të mësuar mbështetjen që gëzon PS-ja në secilin prej tyre. Madje Rama ka kërkuar ndryshimin e pyetjeve që u drejtohen qytetarëve. Qëllimi i tij ka qenë njohja jo vetëm e qyteteve bastione të PS-së, por edhe target-grupi që e mbështet më shumë, apo grupimet tek të cilat nuk gëzon mbështetje në mënyrë që të dijë të orientojë fushatën zgjedhore tek ato grupime ku nuk gëzon shumë mbështetje. Lideri i socialistëve ka kërkuar të njohë shqetësimet me të cilat përballen më së shumti qytetarët shqiptarë dhe cilat janë kërkesat e tyre imediate.
Ndërsa kryetari i PD-së, sipas burimeve, ka zhvilluar sondazhe në kohë të ndryshme dhe në po të njëjtat zona, pasi qëllimi i tij ka qenë njohja e mbështetjes që ka në elektorat në kohë të ndryshme. Pra Berisha mësohet se ka kërkuar të dijë nëse ndryshon apo jo mbështetja që ai gëzon në elektorat. Burimet bëjnë të ditur se kryeministri nuk ka ndikuar në mënyrën e organizimit të sondazhit, pra në përmbajtjen e tij, duke mos sugjeruar pyetje që i drejtohen qytetarëve, ndryshe nga Rama, i cili ka kërkuar ndërtimin e pyetjeve konkrete për qytetarët.
7 Maj 2009