E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mëhilli: PS mashtron

Rritja e pensioneve

Partia Demokratike hedh poshtë deklaratat e selisë rozë se rritja e pensioneve është një katastrofë ekonomike. “Të ngrihesh sot kundra rritjes së pensioneve do të thotë të heqësh çdo maskë dhe të nxjerrësh fytyrën e vërtetë çnjerëzore para 520 mijë pensionistëve shqiptarë, të cilët dolën nga regjimi i etërve tuaj në skllevër se çdo qytetar tjetër në planet. Të pretendosh se pensionet po rriten duke marrë 70% të kursimeve të shqiptarëve do të thotë të mashtrosh pa u skuqur 70 herë shqiptarët, pasi asnjë qindarkë nuk është marrë e nuk merret nga cilado qoftë kredi për rritje rrogash dhe pensionesh nga qeveria aktuale”, deklaroi zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli. “PD denoncon këtë pashpirtësi të Ramës dhe kupolës së milionerëve që drejton sot Partia Socialiste, si dëshmi e trashëgimisë historike e biologjike dhe shpirtkazmërisë së tyre”, thuhet në komunikimin për shtyp të Partisë Demokratike. Partia Demokratike përshëndet rritjen e rrogave dhe pensioneve nga kjo qeveri si një dëshmi madhore e politikës së saj të zemrës së dhimbsur. Rritja e pensioneve u nda në tri kategori, pensionet e larta pësojnë rritje prej 4%, pensionet për invalidët pësojnë rritje prej 6% dhe pensionet e ulëta kapin një rritje prej 10%.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›