E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mëhilli: Partia Socialiste po trillon në fushatë

Zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli, reagon lidhur me deklaratat e kandidatëve të PS-së gjatë fushatës elektorale. "Edi Rama shpif, trillon dhe mashtron çdo ditë në këtë fushatë elektorale", tha Erla Mëhilli, zëdhënësja e PD-së. Sipas saj, "dy ditë më parë zëdhënësi i tij për Vlorën, Toçi, u tha shqiptarëve se rruga që u ndërtua nuk i duhet kujt, mbasi qeveria e Kosovës nuk ka ndërmend ta ndërtojë pjesën tjetër të rrugës, duke marrë përsipër të shpifë dhe trillojë, pavarësisht deklaratave të përsëritura të qeverisë së Kosovës dhe Kryeministrit Thaçi se projekti është gati dhe se rruga do të fillojë. Madje, Toçi tha edhe se tuneli lidh Kukësin me Tiranën dhe jo Prishtinën me Tiranën". Më pas, zëdhënësja Mëhilli vijoi me një tjetër kandidat, duke thënë se "dje, Kodheli deklaroi që pagat e arsimtarëve nuk janë më shumë se 270 mijë lekë, ndërkohë që sot nuk ka mësues që firmos në bordero rrogën e tij nën 400 mijë lekë".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›