E Diel, 1 Nëntor 2026

Mëhilli: Rama ka frikë nga zgjedhjet lokale

Mazhoranca reagoi dje vetëm pak orë pasi Kryeministri riartikuloi idenë e hetimit me trupë speciale prokurorësh. Në një deklaratë për median, Partia Demokratike komentoi reagimin e socialistëve për këtë propozim të hedhur në tavolinë nga shumica. Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli, nëpërmjet një deklarate për mediat theksoi se arsyeja e këtij refuzimi lidhet me frikën e Edi Ramës nga procesi i transparencës. “Edvin Kristaq Kriza apo Kryetar 2 K sërish i tmerruar nga transparenca e hapjes së kutive, pas ofertës së shumicës për hetim të çdo gjëje me ndihmën e 100 prokurorëve e hodhi poshtë këtë ofertë”, deklaroi Mëhilli. Sipas saj, Rama po kërkon që të mos marrë pjesë as në zgjedhjet lokale me këto manovra, sepse e di që aty e pret disfata e plotë. “Sot Kryetar Kutia nxori për të shpifur dhe trilluar ndrikullën e organizatës terroriste ‘Hakmarrja për drejtësi’, ku kërkoi sërish që të marrë në dorë vendimet e gjykatave, refuzoi hetimin e komisionit parlamentar të kombinuar me atë të prokurorisë dhe kjo vetëm se nuk disponon qoftë dhe një provë apo fakt të vetëm për të vërtetuar pretendimet e tij”, theksoi Mëhilli.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›