E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meidani kundër grevës së urisë: E tepërt për stabilitetin politik

Nuk e mbështes grevën e urisë në të cilën janë futur anëtarët e Partisë Socialiste. Kështu u shpreh në Prishtinë ish presidenti i Shqipërisë, Rexhep Meidani, gjatë një ligjërate të mbajtur përpara studentëve të universitetit privat "Fama", duke shtuar se greva e urisë duhet të shfrytëzohet vetëm në situata të jashtëzakonshme për të arritur rezultate të mëdha.

• Topi takim me Metën dhe ambasadorët
• Dritëro Agolli: Greva, nuk kishte rrugëdalje tjetër

"Për rastin konkret mendoj se është më shumë sesa nevoja që ky proces transparence të gjente përgjigjen e duhur qoftë përmes dinamikës, qoftë përmes ndërhyrjes së institucioneve të tjera apo rritjes së ndjeshmërisë qytetare. Këto elemente janë realizuar përgjithesisht, ky element i fundit në mendimin tim është i tepërt dhe mund të sjellë shqetësime relativisht serioze për zhvillimet demokratike dhe për stabilitetin politik dhe ekonomik në Shqipëri", tha zoti Meidani.

Ish presidenti Meidani theksoi se mbështet kërkesën e opozitës për transparencë dhe hapjen e kutive të votimit, ndërsa u shpreh me tone kritike ndaj qëndrimit që po mban Partia Demokratike rreth kësaj cështjeje.

"Në gjykimin tim është spekuluar me terma kushtetuese. Kushtetuta si parim kryesor ka transparencën dhe kjo është parimi që duhet të dominojë në vendimmarrjen politike. është spekuluar edhe në pikëpamje të rezultatit, pra në qoftë se ka një vendim gjyqësor dhe mbi këtë vendim gjyqësor ndërtohet një institucion, e ky është Parlamenti, dhe nga ky institucion prodhohen qeveria dhe institucionet e tjera, natyrisht se aty procesi politik ka mbaruar", vijon Meidani.

Ai rikujtoi se së bashku me ish presidentin Moisiu, është deklaruar që në fillim në favor të hapjes së kutive të votimit dhe transparencës së procesit zgjedhor.

Bul Salihu Azhornuar së fundi ( e premte , 07 maj 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›