E Diel, 1 Nëntor 2026

Mejdani: Të hapen kutitë.Berisha kujdes me fyerjet!

 

Ish-Presidenti Rexhep Meidani ka thyer heshtjen dhe për herë të parë është përfshirë në debatin e nxehtë politik për çështjen e kutive. Në një prononcim për shtyp dje pas një aktiviteti, ish presidenti i viteve 1997-2002 u shpreh pro për hapjen e kutive si dhe vlerësoi të turpshëm fjalorin e Sali Berishës ndaj Edi Ramës. I pyetur fillimisht nëse do të ishte dakort me hapjen e kutive dhe kërkesat e PS, Mejdani tha se transparenca është e pëlqyer në çdo kuptim, përfshi dhe atë të kutive duke e vlerësuar si proces shumë normal. “Për çdo qytetar do pëlqehej transparenca, pra në konceptimin e gjerë të transparencës, transparenca për çdo proces, përfshi edhe transparencën për procesin zgjedhor. Në konceptin e gjerë të transparencës edhe hapja e kutive është një proces fare normal i lidhur me detyrimin që ka politika parlamenti dhe çdo institucion tjetër për t’iu përgjigjur interesave të publikut apo çdo formacioni politik,në këtë rast që është Partia Socialiste”. Ish-Presidenti Mejdani mbajti qëndrim dhe ndaj akuzave tw kryeministrit Berisha nw adresw tw Ramws. “Natyrisht që kjo është e turpshme, nuk është një gjuhë që duhet të përdoret nga institucionet politike ose partiake dhe është një turp për shqiptarët. Veç kësaj unë mund ti përgjigjem vetëm më refuzimin për të vazhduar edhe diskutimin për një gjë të tillë”, tha Mejdani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›