Mekein “ngel” në politikë të Jashtme
Kandidati republikan për president Xhon Mekein, i cili është vlerësuar për eksperiencën e tij politike, edhe në marrëdhëniet me jashtë, ka ngecur pikërisht në këtë të fundit. Duket se kjo po kthehet në traditë tek republikanët. Duke iu përgjigjur një pyetje të gazetarëve mbi liderin spanjoll, Zapatero, përgjigja ka qenë pikërisht si ajo e një nxënësi, që nuk di asgjë në mësim. Njëlloj si Bush, i cili gjatë një interviste para se të zgjidhej në vitin 2000, tregoi se nuk i njihte se cilët ishin emrat e liderëve më të rëndësishëm të shteteve. Mekein është pyetur se nëse bëhet president, a do ta takojë në Shtëpinë e Bardhë liderin spanjoll, Jose Louiz Rodriguez Zapatero, i cili nuk është pritur kurrë nga Bush, është gjendur në vështirësi. Duke mos ditur kush ishte Zapatero, Mekein tha se është i gatshëm të takojë të gjithë “miqtë” e SHBA.