E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Integrimi, e rëndësishme qëndrueshmëria politike”

01/04/2010 Topi-Topalli presin zv/presidentin Pitela

Zv/presidenti i Parlamentit Evropian, Xhovani Pitela, gjatë pritjes së rezervuar për të nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi, shprehu besimin se Shqipëria do të arrijë të përmbushë me sukses dhe sa më shpejt detyrimet integruese për në BE, por theksoi rëndësinë që ka qëndrueshmëria politike në vend për këtë proces. Ndërsa vetë kreu i shtetit shprehu vullnetin për rritjen e kontakteve me Parlamentin Evropian, si një element me rëndësi në avancimin e procesit të integrimit, duke theksuar rëndësinë e liberalizimit sa më të shpejtë të regjimit të vizave, si përmbushje e një aspirate madhore të popullit shqiptar për t’u bërë pjesë edhe zyrtarisht në familjen tradicionale evropiane. Gjatë takimit, Presidenti Topi nënvizoi rëndësinë e mbarëvajtjes së procesit të liberalizimit të vizave, i cili do të sigurojë lëvizjen e lirë të shtetasve shqiptarë, si një hap përshpejtimi drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Pitela zhvilloi një takim edhe me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›