Meksi: Të ndryshojmë për BE-në
04/03/2005 Ministrja e Integrimit Evropian, Ermelinda Meksi, ka zhvilluar një takim me drejtues të sistemit arsimor parauniversitar me temë "Dialogu mbi Evropën". Takimi ka qenë në kuadër të Strategjisë Kombëtare të Informimit dhe Komunikimit, ku Meksi ka zhvilluar një leksion me drejtuesit e insitucioneve parauniversitare me temë “Procesi i Stabilizim-Asociimit”. Gjatë këtij takimi, Meksi ka vënë theksin se, "në aktivitetin integrues të vendin në strukturat evropiane, një rol të rëndësishëm ka dhe informimi i vazhdueshëm dhe cilësor i të gjithë aktorëve të shoqërisë shqiptare". Duke besuar në rolin e institucioneve arsimore, Meksi është shprehur se, "arsimi është tepër i vyer në informimin e moshave të reja mbi procesin e integrimit evropian dhe në krijimin e një gjenerate të ardhshme të aftë të kuptojë, ndjekë dhe përfitoje nga afrimi me familjen e madhe evropiane. Hyrja në procesin e gjatë të krijimit të marrëdhënieve të qëndrueshme institucionale me BE, parashikon përpjekje të përbashkëta në ndryshimin thelbësor të të gjitha shtresave të shoqërisë shqiptare", tha Meksi.