Topi: Po zhvillojmë bisedimet për koalicionin
04/03/2005 Nënkryetari i PD paralajmëron figura të reja si kandidatë të PD në zgjedhje
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Bamir Topi, është shprehur dje se kanë nisur bisedimet për daljen e opozitës në një koalicion të përbashkët në zgjedhjet parlamentare. "Ju siguroj se bisedat për koalicionin ende nuk janë finalizuar dhe janë ende në proces. Kështu që, gjithçka është e mundur dhe nga pikëpamja definitive", tha dje Topi. Sipas tij, kjo çështje është një proces mjaft kompleks. Gjithashtu, Topi ka sqaruar dhe përzgjedhjet që do t'u bëhen krerëve të PD-së në Kuvendin që do të mblidhet gjatë këtij muaji. "Patia Demokratike është në këtë rrugë, pra një pjesë të trupës legjislative ajo tashmë e ka rikonfirmuar dhe besoj se do t’i ngjiten edhe të tjerë njerëz mjaft cilësorë për të bërë realitet, jo thjesht aleancat e karakterit politik. Ne jemi në atë rrugë që e kemi demonstruar kohë pas kohe. Besoj janë elemente teknike, që do të bëjnë të mundur që shumë shpejt Partia Demokratike t’i lançojë publikisht emrat që do të përzgjedhë. Kjo nuk është një rrugë jashtë institucionit. Ajo do të bëhet brenda strukturave dhe do të marrë pamjen zyrtare nga ato struktura, që e kanë në statut për t’i përzgjedhur", tha Topi. Ai ka shtuar se, nuk beson se do të ketë kritere të reja në përzgjedhjen e kandidatëve. "Ne jemi në pozicionin tonë klasik, do të thoja, që të gjithë parametrat e vlerësimit në radhë të parë janë parametra të integritetit moral të kandidatit dhe të përkrahjes të linjës politike për ata njerëz, që nuk janë pjesë e strukturave të Partisë Demokratike, por janë njerëz që vijnë në mënyrë të pavarur nga shoqëria civile. Gjithsesi janë ato parametra që ne kemi përdorur edhe në zgjedhjet e kaluara, por tentohet më shumë te rritja e kualitetit të kandidatit", përcaktoi Topi.