PDR vijon turin në Ishëm
04/03/2005 PDR ka vijuar dje turin e takimeve parazgjedhore në Ishëm. Në aktiv, Genc Pollo, tha se “si këtu në Ishëm, por dhe në komuna të tjera, shikohet qartë rezultati i politikave të gabuara. Këtu jemi 25 km larg nga Durrësi, por gjendja është si 50 vjet më parë, pasi duhen 5 orë me makinë për të dalë në autostradë. Janë hedhur miliona për investime, që nuk dihen se ku kanë përfunduar, ndërsa rruga vazhdon të jetë si në mesjetë. Këtu është parajsë potenciale për agroturizmin, por pa rrugë është e kotë që të flasim. Dhe zhbalancimi midis Shqipërisë së kamur në pellgun Tiranë-Durrës dhe Shqipërisë së varfër pa rrugë e dritë, në Ishëm e kudo tjetër, është problem real, që kurohet vetë me politika rajonale zhvillimi”. Nisur nga këto argumente, krerët e PDR-së janë shprehur se rotacioni politik është i nevojshëm, ndaj dhe opozita duhet të bashkohet në një qëndrim të vetëm.