Të rriten vitet e arsimit të detyrueshëm

04/03/2005 Buxheti
Ngritja e menjëhershme e një buxheti vjetor për arsimin kjo për të aritur standardet e vendeve evropiane. Kjo do të realizohet me anë të mirëkuptimit dhe solidaritetit të faktorve politikë dhe të shoqërisë civile me synimin prioritet mbi proiritetet për sistemin arsimor në Shqipëri.
Autonomia
Decentralizimi i plotë financiar në sistemin arsimor në të gjitha hallkat e tij, që nga njësitë bazë, departamentet për arsimin e lartë dhe shkollat e arsimit parauniversitar. Kjo nënkupton në të njëjtën kohë dhënien e autonomisë financiare shkollave të larta pa mënjanuar rolin e buxhetit të shtetit.
Liberalizimi
Aplikimi i reformave rrënjësore në fushën e arsimit. Aplikimi i menjëhershëm i liberalizimit të pranimeve në shkollat e larta në disa degë të caktuara. Kjo me synimin për të shkuar shpejt, por me maturi drejt liberalizimit tërësor të pranimeve të studentëve në shkollat e larta.
Pagat
Rritje e konsiderushme e pagave të arsimit parauniveristar, duke bërë të mundur që brenda mandatit katërvjeçar qeverisës së LSI-së t'i dyfishojë pagat. Ndërsa për elitën universitare profesorin e universiteteve do të realizohet vendosja e tyre në nivelet më të lartë të piramidës shtetërore.
LSI premton libra falas dhe rritje pagash të mësuesve në favor të reformës së arsimit
Në strategji premtohet pavarësi financiare për universitetet
Lëvizja Socialiste për Integrim, në strategjinë e paraqitur për arsimin, propozon rritjen e viteve të shkollimit të detyrueshëm, liberalizimin e universiteteve dhe krijimin e pavarësisë për shkollat, si mënyra më e mirë për të dalë nga situata. Në strategji, LSI-ja shikon si primare çështjen e decentralizimit të plotë financiar në sistemin arsimor. Për të realizuar këtë projekt parashikohet realizimi i një buxheti vjetor për arsimin. Kjo do të krijojë më shumë garanci dhe do të garantojë ecurinë e reformave. Ndërsa rritja e pagave dhe stimulimi i nxënësve është vënë në qendër të strategjisë për të rritur nivelin arsimor të shqiptarëve.
Nxitja
LSI parashikon rritje graduale të viteve të shkollimit të detyruar. Strategjia synon drejt një arsimimi të mesëm të detyrueshëm, duke tërhequr kështu një numër të konsiderushëm të nxënësve në këtë sistem. Një propozim i tillë vjen dhe nga fakti se një pjesë e mirë e nxënësve e braktisin shkollën sapo mbarojnë tetëvjeçaren. Integrimi i sistemit arsimor dhe legjislacionit tonë me atë të vendeve të zhvilluara të Evropës do të shikohet nga LSI-ja si objeksion kryesor për arritjen e standardeve perëndimore. Ndërkohë, aplikimi i një politike në ndihmë të familjeve të varfëra, nëpërmjet shpërndarjes së teksteve shkollore falas, shikohet si mundësia më e mirë që dhe fëmijëve e kësaj shtrese të shoqërisë t'u jepet mundësia të vazhdojnë arsimin e mesëm. Gjithashtu, liberalizimi i pranimit në shkollat e larta të studentëve në disa degë të caktuara, është paraqitur në strategjinë e kësaj force politike.
Reformat
LSI-ja të gjithë ndërhyrjet në sistemin arsimor i sheh të lidhur ngushtë më organet e Pushtetit Vendor. Bashkitë dhe Komunat do të kenë rolin primar në zbatimin e politikave arsimore, kjo në funksion të decentralizimit total të shërbimeve arsimore. Ndërsa autonomia e plotë financiare e shkollave të larta do të bëhet pa mënjanuar rolin e Buxhetit të Shtetit. Fondi që do të jepet nga shteti do të jetë një garanci mbështetëse për reformat që do të ndërmerren. Gjithashtu, LSI-ja thekson rëndësinë e shkencës. Fuqizimi financiar i institucioneve shkencore dhe përfshirja e elitës intelektuale akademike në projekte të karaktereve të ndryshme, do të jetë një hap i duhur në integrim e komunitetit shkencor dhe të instituteve kërkimore drejt katedrave evropiane. Gjithashtu, në strategjinë e LSI-së i është kushtuar vëmendje dhe ndërtimit të shkollave të reja, kjo e kombinuar me përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies.