Meksikë, “BP”: Faji për naftën nuk është i joni
Kompania britanike “British Petroleum” ka marrë përsipër të gjitha përgjegjësitë për katastrofën ekologjike në Gjirin e Meksikës, edhe pse nuk e ka shkaktuar ajo. Deklarata është bërë nga administratori i “BP”, Toni Hajuard, i cili ka theksuar se kompania do të paguajë të gjitha dëmet, por ka nënvizuar se faji real është i dikujt tjetër. Mjetet e punës që kanë shkaktuar dëmin janë të “Transocean”, kompania që menaxhon platformën, e cila pret që më parë të publikohen rezultatet dhe më pas të dalë në përfundime. Organizata në gjendje që të dallojnë derdhjen e naftës po mbërrijnë nga Bregu Perëndimor dhe nga Alaska.
5 Maj 2010