Monika Kasadei: “Universi Fellinian më frymëzon”
Në kuadër të ditëve të Federico Fellini-t, mbrëmë në TOB ka ardhur baleti “Il Bislacci”
Izaura Ndoj
Regjisorja dhe koreografia Monika Kasadei në një intervistë për Gazetën Albania tregon detajet e lidhjes me kineastin e madh Federico Fellini, në kuadër të ditëve Felliniane. Ajo theksoi se, “Baleti “Il Bislacci” është sinonimi personazheve disi ekstravagante por që në të vërtetë janë tërësisht real dhe të bën ti duash. Ato janë tepër njerëzor por edhe tepër delikat”. Një program i gjerë e i larmishëm për të kujtuar veprën e Federico Fellinit ka ardhur për publikun e gjerë shqiptar, e veçanërisht për admiruesit e këtij mjeshtri të kinematografisë italiane. Kështu, në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit, në kryeqytet, mbrëmë kanë zbritur disa prej veprave më të mira të regjisorit. Gjithçka vjen e organizuar me rastin e stinës së madhe të aktiviteteve “Italia dhe Shqipëria 2010- dy Popuj, një Det, një Miqësi”, ku Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me të tjerë institucione kulturore në vend ka organizuar një program të gjerë për të kujtuar veprën e Fellinit, nga momenti që në vitin 2010 festohet edhe 50 vjetori i “La dolce vita”, e njohur në të gjithë botën dhe e transformuar në simbol të jetës dhe kulturës italiane. Homazhi për Fellinin ka vazhduar mbrëmë me shfaqjen e baletit bashkëkohor “I Bislacchi”, organizuar pranë TOB nga Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me Rajonin Emilia Romagna. Shfaqja, me ideatorë, koreografe dhe regjisore Monika Kasadei, frymëzohet nga universi i kineastit Federico Fellini. Balerinët, Chiara Ameglio, Pieradolfo Ciulli, Vittorio Colella, Gloria Dorliguzzo, Sara Muçioli, Emanuele Serreçhia revokojnë dhe rishpikin imazhe, skena dhe personazhe të disa filmave të mjeshtrit të madh, mbi muzikën e famshme te Nino Rota. Gjithashtu është projektuar filmi “Il lungo viaggio” i Andreij Khrzhanovskij, që mbledh dëshmi të artit fellinian të skenuar dhe të treguar jashtë fushës nga poeti Tonino Guerra që ka marrë Targën e Presidentit të Republikës si dokumentari më i mirë mbi artin italian. Një atmosfere e pasur me poezi dhe ndjenjë, por edhe me energji dhe forcë karakterizon shfaqjen, ku baleti, teatri dhe dizenjot e Fellini –t të filmit “Il lungo viaggio” thuren për të rikrijuar botën e mrekullueshme të Fellini- t
Jeni duke u përgatitur për spektaklin “Il Bislaçi”, çfarë detajesh e karakterizojnë këtë spektakël?
Është një spektakël i frymëzuar nga Fellini. Janë të gjitha personazhet e tij dhe gjithë universi Fellinian me gjithë karakterin e tij. Janë prezent të gjithë personazhet e filmave të tij dhe në këtë mënyrë ky spektakël është teje energjik. Kjo pjesë baleti lidhet me me filmat e tillë si “Lavita e bela” etj. Pjesa e dytë e këtij baleti lidhet me cirkun, pra aty është e gjithë aspekti akrobatik. Pjesa e tret është një film i animuar nga një regjisor rus, ku në brendësi të saj janë kërcimtarët. Kjo mbrëmje është një emocion ku nëpërmjet muzikës dhe baletit do të shihni të gjitha personazhet e Fellinit në gjithë humanitetin e tyre me gjithë vitalitetin e tyre energjik dhe human.
Si vjen në skenën shqiptare kjo mbrëmje kushtuar kineastit Fellini?
Unë Fellinin e kam njohur gjatë gjithë fëmijërisë time. Xhulieta Manzina më ka çuar në cirk dhe në të njëjtën shtëpi ku unë kam lindur ishte dhe nipi i tij. Në brendësi të kësaj historie është dhe aspekti autobiografik. Unë personalisht vij nga rajoni i Fellinit Romania dhe janë pikërisht këto arsye që më kanë shtyrë të bëj një shfaqje dedikuar atij. Gjëja që më ka prekur më shumë është fakti sesi ai arrinte të dizenjonte personazhet e tij të cilët ekzistojnë dhe sot. Çdo persona që ka qenë në Rimi ku i madhi Fellini ka lindur i sheh këto personazhe (edhe pse janë surreal) ata i shihnin real dhe të vërtetë. Mesazhi që vjen është ky humanitet, kjo forcë vitaliteti i personazheve të këtij spektakli që e kam quajtur “Il Bislacci” dhe në një farë mënyre është sinonimi personazheve disi ekstravagante por që në të vërtetë janë tërësisht real dhe të bën ti duash. Ato janë tepër njerëzor por edhe tepër delikat.
Është hera e parë që prekni skenën shqiptare?
Jo në fakt Shqipërinë e kam vizituar para tetë vitesh, kemi sjellë një spektakël mbi komunitetin Arbëresh dhe me muzikë të Tiranës. Ka qenë një eveniment i mrekullueshëm dhe u prit mjaftë mirë nga publiku shqiptarë.
Si i shikoni bashkëpunimet me artistë shqiptarë?
Kur kam ardhur për herë të parë në Shqipëri tetë vite më parë kam pasur një bashkëpunim me Akademinë e Arteve dhe ka qenë një spektakël shumë i bukur dedikuar artistëve shqiptarë komunitetit arbëresh. Muzika e atëhershme ishte arbëreshe si dhe polifonia e Tiranës. Pra mund të them se ka qenë një bashkëpunim shumë i arrirë dhe shumë frytdhënës për publikun.
Keni prekur shumë skena të botës dhe ndërkohë dhe skenën shqiptare si e shikoni pas tetë vitesh Shqipërinë?
Sot në Shqipëri ka shumë ndryshime. Para tetë vitesh kujtoj me emocion udhëtimin që realizuam në Berat dhe Durrës. Tashmë në ditët e sotme shoh një dinamik në ndryshim.
Cili është qëllimi i këtij aktiviteti?
Qëllimi i kompanisë sonë është shkëmbimi kulturor, pra ne vazhdimisht shkojmë për të takuar familje të tjera të kërcimit në botë. Me këtë spektakël ne kemi udhëtuar në Kolumbi, Brazil, Turqi sapo kemi qenë në Japoni dhe Kore. E rëndësishme është që ne po udhëtojmë me Fellinin nëpër botë. Me spektaklin tonë ne po përcjellim kulturën italiane në çdo cep të botës. Pra ne bashkëpunojmë me artistë e vendeve përkatëse ndaj bëhet i mundur shkëmbimi kulturor dhe krijojmë takime me artistë e vendeve të ndryshme duke krijuar dhe përcjell emocione të panumërta.
“Koha e kometës” në Rochester
Prodhimi kinematografik shqiptar, “Koha e kometës” është përzgjedhur të shfaqet për një publik të huaj, me rastin 15 vjetorin e themelimit, Rochester International Film Festival, i cili do të paraqesë një numër të konsiderueshëm të filmave nga e mbarë bota. Në këtë festival, ka filluar në Prill dhe do të zgjasë deri më 6 maj, për adhuruesit e filmave të huaj dhe atyre të pavarur, do të shfaqen 18 filma të gjinive të ndryshme, përfshirë këtu komedi, drama, trilerë dhe filma dokumentarë nga Evropa, Azia dhe SHBA-të. Kështu dje në mbrëmje është shfaqur për spektatorin në këtë festival, filmi “Koha e kometës”, në kinemanë Ëehrenberg Galaxy 14 Cine. "Koha e kometës" e regjisorit Fatmir Koçi është një nga prodhimet me te mira kinematografike te viteve te fundit. Ndërsa në ëebsajtin e organizatorëve të festivalit thuhet se ai ka elemente të romancës, tragjedisë dhe komedisë. “I vendosur pak para Luftës së Parë Botërore dhe i bazuar në romanin e shkrimtarit të nominuar për çmimin Nobel, Ismail Kadare, filmi lajmëron budallallëkun e luftës deri në nivelin e absurditetit të Shqipërisë së fillim-shekullit të njëzetë”, thuhet tutje në sinopsin për filmin shqiptar, i cili pritet të zgjojë një interesim tek publiku i Rochesterit. E ndërkohë, gjatë ditëve vijuese do të shfaqen edhe filmat "Letters to Father Jacob," fitues i çmimeve për skenar, regji, aktrim dhe film më të mirë në festivalet ndërkombëtare në Evropë, Azi dhe Amerikë jugore, po ashtu do te shfaqen edhe "Upperdog," "The Ëhite Ribbon," etj.
5 Maj 2010