E Diel, 1 Nëntor 2026

Mema kërkon lojë dhe rezultat

04/03/2005  “Rezultatin duhet ta kërkojmë nëpërmjet një loje të bukur”. Këto janë fjalët e thëna nga trajneri i të kuqve, Sulejman Mema, para sfidës së sotme kundër Shkumbinit. Siç duket, numri një i bankinës së Partizanit, nuk ka qenë shumë i bindur për lojën e skuadrës së tij, në ndeshjen e Kupës kundër Flamurtarit. Duke parë specifikat e Kupës, në takimin me vlonjatët, ai që vlerësohej më shumë ishte rezultati, të cilin Partizani e arriti. Por, tekniku Mema, edhe në prononcimin e tij dhënë për median, ka përsëritur ato çfarë kishte thënë pas ndeshjes me Flamurtarin, duke e vënë theksin edhe te loja e skuadrës së tij. “Fituam dhe kjo ishte shumë e rëndësishme, por kam edhe rezervat e mia për lojën e skuadrës. Shfaqëm përsëri probleme, të cilat duhet t’i korrigjojmë në ndeshjen e sotme. Një fitore vlerësohet gjithnjë dhe është mjaft pozitive, por vlera e saj rritet më shumë, kur vjen pas një loje të bukur dhe bindëse. Këtë dëshiroj për ndeshjen me Shkumbinin. Shpresoj të shoh një skuadër agresive dhe një lojë të bukur. Fitoren e dua të vijë përmes një loje të tillë”, është shprehur tekniku i Partizanit, Sulejman Mema.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›