E Diel, 1 Nëntor 2026

“Gërdeci”Prokuroria rrëzon kërkesat e mbrojtjes, sot vendimi i gjykatës



Gjyqi për tragjedinë “Gërdeci” do të zhvillohet dy ditë në javë. Vendimi është marrë dje nga togat e zeza, që drejtojnë këtë proces, ndërkohë që pas ankesave të vazhdueshme të gjyqtarëve për mungesën e avokatëve në seancë dhe për pasojë shtyrjen e gjyqit, dje nuk ka munguar asnjë prej këtyre të fundit. Gjatë seancës, Petrit Bica, një nga prokurorët e grupit që mbrojnë akuzën, ka rrëzuar njëra pas tjetrës kërkesat e avokatëve, duke argumentuar përse nuk duhen pranuar nga gjykata. Kërkesa e parë e rrëzuar nga prokurori Bica është ajo e parashtruar nga avokati i Ylli Pinarit, për ta zhvilluar seancën me dyer të mbyllura. Sipas prokurorit, në dosje nuk ka asnjë sekret shtetëror dhe përderisa kemi të bëjmë me një çështje sensitive, seanca duhet bërë me praninë e medias. Gjithashtu, prokurori i konsideroi si të pabazuara në ligj kërkesat për pavlefshmëri të akteve të dosjes dhe afateve të sjella, pasi dosja ka ardhur brenda afateve ligjore, ndërkohë që edhe aktet e ekspertimit janë të sakta. Për të gjithë këto kërkesa të shprehura, gjykata është tërhequr për vendim dhe sot pritet të japë qëndrimin e saj.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›