Vdes projektuesi i bombës së stadiumit të Lushnjës

20/05/2005 Avokatët kundërshtojnë dëshminë e projektuesit të atentatit
TIRANË – Projektuesi i minës me telekomandë që u vu po nga ai, në hyrje të stadiumit "Roza Haxhiu" në Lushnjë ka vdekur, por nga pas ai ka lënë të hapur një debat të madh në procesin gjyqësor. Riza Balla kishte vite që mund të quhej i vdekur, pasi vuante nga një sëmundje tepër e rëndë. Por vetëm në datën 12 maj të këtij viti, ai ka ndërruar jetë. Këtë fakt e vërtetuan me një certifikatë vdekjeje, para gjykatës, prokurorët e çështjes Anton Martini dhe Përparim Kulluri. Balla, ish-ushtarak me banim në Elbasan, sipas akuzës është paguar nga pjesëtarët e grupit të Lushnjës për të ndërtuar bombën me telekomandë, e cila ishte bërë enkas për të eliminuar shefin e komisariatit, Sinan Meta. Por është pikërisht ky person, që, pasi bëri veprimin e parë, montoi bombën dhe në momentet e fundit ndihmoi në çaktivizimin e saj. Gjithçka ka qenë enigmë si fillim, por më pas është zgjidhur.
Konflikti
Para Gjykatës së Krimeve të Rënda, prokurorët kërkuan të lexojnë deklarimet e Riza Ballës, dhënë para oficerëve të policisë gjyqësore në Lushnjë. Por, kjo kërkesë hasi në kundërshtimin e mbrojtjes. Avokati Vladimir Meçi i kujtoi gjykatës se nuk duhet të marrë parasysh një kërkesë të tillë për disa arsye. E para, sipas tij, lidhet me faktin se Balla është marrë në pyetje si person ndaj të cilit kryhen hetime. Ndërkohë që nga ana tjetër, tha Meçi, Riza Balla është njeriu që u përdor nga vetë Prokuroria për të ndërtuar bombën, me qëllim që ky veprim të njihej si vepër e kryer nga i ashtuquajturi grup i Lushnjës. Riza Balla, fillimisht është marrë në pyetje si person nën hetim. Por më pas, Prokuroria ka pushuar hetimet ndaj tij, për faktin se ka ndihmuar në zbardhjen e së vërtetës. Për prokurorin Balla, ka qenë bashkëpunëtor kryesor në këtë ngjarje të rëndë. Gjithsesi nëse do të lexohen ose jo deklarimet e Riza Ballës, këtë do ta vendosë gjykata në seancën e radhës.
Dëshmia
"Albert Nushi, ish–shefi i policisë kriminale në Lushnjë, ka shpjeguar me hollësi momentet kur Riza Balla, tashmë i vdekur, çaktivizoi për pak sekonda bombën me telekomandë. Ishte mëngjesi i një dite të shtunë 25 mars 2000, kur u njoftuam nga policia rrugore, se në afërsi të stadiumit të Lushnjës, në krahun e djathtë të portës kryesore, ishte diçka e dyshimtë. Të gjithë shkuam në vendin e ngjarjes. Por askush nuk arriti të fuste duart për të çaktivizuar bombën me telekomandë. Binte në sy një fill i lidhur me nastro të zezë dhe dy llampa, njëra e ndezur dhe tjetra herë fikej dhe herë ndizej. Kërkuam teknik për çaktivizim. Por as ata që erdhën nga ministria nuk arritën të bënin gjë. Thanë se ishte sasi e madhe dhe personi që e kishte vendosur ishte shumë i specializuar. Madje, edhe forcat e KFOR-it në Durrës nuk na ndihmuan. Më pas një polic na tha se njihte një xhenier të ushtrisë, i cili merrej me çaktivizimin e minave. Ishte nga Elbasani. Quhej Riza Balla. Për pak kohë Balla, sipas dëshmitarit, arriti të çaktivizonte bombën. Por më parë na porositi të largonim njerëzit. Ne pamë dhe u habitëm të gjithë që shumë shpejt Balla e largoi dinamitin copa–copa. Pasi Balla u mor në pyeje nga Drejtoria e Policisë Kriminale në Ministrinë e Rendit Publik, mësuam se ishte ky personi që na dha gjithë informacionin për bombën, madje ishte ky ai që e kishte projektuar këtë bombë, i detyruar nga krerët e grupit.
Eksplozivi në stadium për komisari
Ishte 5 kg eksploziv. 4 kg ishte jashtë pakos dhe 1 kg brenda saj. Eksplozivi ishte vendosur pikërisht në vendin ku parkohej makina e shefit të komisariatit Sinan Meta. I binte që goma e pasme e makinës të qëndronte sipër eksplozivit. Balla u mor në pyetje nga ministria. Në këtë kohë dua të kujtoj se ishin në kërkim katër persona të quajtur të rrezikshëm, Alfred Shkurti, Erjon Cici, Enver Dondollaku dhe Maksim Çela. Pikërsisht këta katër persona, sipas Nushit, kanë organizuar të gjitha vrasjet dhe vëniet e bombave në banesat e policëve, siç është rasti i vënies së bombës në banesën e policit Arben Boçi, ndihmës i Klenti Banos. Një gjë, sipas Nushit, mbeti e pasqaruar. Polici që solli Riza Ballën, nuk e mësuam dot se ku e kishte njohur si të tillë. Por akuza tha se, polici që solli Ballën, kishte dijeni për aktivitetin e grupit dhe ndërmjetësoi për të dhënë informacion".
Historia e vrasjeve të bandës së "Aldo Bares"
Vrasjet nisën vite më parë, saktësisht në nëntor të vitit 1998. Ka mjaftuar një grindje mes viktimës Besnik Haxhiu dhe pjesëtarit të grupit të Aldo Bares, Gentian Xhaferri, edhe ky i plagosur e vdekur në vitin 1999, në Itali. Në datën e mësipërme, Besnik Haxhiu dhe Artan Sulçe, sipas akuzës, ishin duke lëvizur me automjetin tip fuoristradë nga qendra në drejtim të fabrikës së plastmasit, Lushnjë. Ndërkohë, Gentian Xhaferri së bashku me pjesëtarët e tjerë të grupit, i kishin zënë pritë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 68 gëzhoja të qitura, këto nga 5 armë të ndryshme. Më pas ka qenë tetori i vitit 1999, ai që ka hapur "luftën" midis grupit dhe policisë së komisariatit të Lushnjës. Në datën 25 shkurt të vitit 2000, te "Blerimi" në Lushnjë është goditur shefi i komisariatit, Sinan Meta. Por goditja nuk ishte vdekjeprurëse. Pak kohë më vonë, oficerit të policisë, Arben Koçi, i vihet eksploziv në banesën e tij, por pa pasoja. Kështu, në datën 25 mars 2000, në hyrje të stadiumit në Lushnjë, vihen 5 kg eksploziv. 4 kg kanë qenë jashtë pakos dhe 1 kg brenda pakos. Të dyja sasitë kanë qenë të lidhura me njëra-tjetrën dhe ishin gati të shpërthenin me telekomandë. Këtë sasi eksplozivi e kishte pregatitur në mënyrë të specializuar shtetasi Riza Balla, i cili kishte punuar në ushtri. Eksplozivi ishte i destinuar të shpërthente në momentin që në stadium do të hynte shefi i komisariatit, Sinan Meta. Pakoja me eksploziv ishte vendosur me porosi të të pandehurit Maksim Çela. Eksperti në pako gjeti një gjurmë gishti, e cila i përkiste fillimisht Maksim Çelës, por më pas Gjykata e Elbasanit e pushoi çështjen me pretendimin se gjurma e gishtit nuk ishte e Çelës. Vetëm në 2003-shin u bë krahasimi dhe një akt tjetër ekspertimi, që nxori fajtor shtetasin Petrit Liçi. Në 14 prill 2000, në lagjen "Xhevdet Neprevishta" në Lushnjë, vritet oficeri i policisë gjyqësore, Klenti Bano. Në vrasjen e Banos, sipas Prokurorisë, ka marrë pjesë edhe Gentian Kulla, pjesëtar i grupit, vrarë në vitin 2002.
Të pandehurit
Vila
Dritan Vila, i dënuar edhe më parë për krimin e vrasjes, akuzohet se në datën 13 nëntor 1998, në bashkëpunim me persona të tjerë ka vrarë shtetasit Bledar Haxhiu dhe Artan Sulçe. Në datën 14 prill 2000, Dritan Vila ka vrarë oficerin e policisë gjyqësore, Klenti Bano. Në 19 prill 2001, akuzohet se ka vrarë shtetasin Nosh Gjelaj. Në datën 16 prill 2002, tentoi të vrasë shtetasin Bernard Gjini. Në datën 23 prill 2002, akuzohet se ka vrarë Alfred Pirrën.
Liçi
Petrit Liçi, i dënuar më parë, akuzohet se ka vrarë në bashkëpunim me Dritan Vilën e të tjerë Bledar Haxhiun dhe Artan Sulçen, në datën 23 nëntor 1998. Ndërkohë, akuza e dytë e tij, të cilën edhe e ka pranuar se ka qenë ndihmës, është ajo e vënies së bombës në stadiumin e Lushnjës, në datën 25 mars 2000. Në datën 27 mars 2003, në bashkëpunim me Erjon Cicin, tentuan të vrasin shtetasin Bardhyl Kurti.
Çela
Maksin Çela, i dënuar më parë. Akuzohet se në 14 prill 2000, në bashkëpunim ka vrarë Klenti Banon.
Dondollaku
Enver Dondollaku, i dënuar më parë për vrasje. Në 14 prill 2000, akuzohet se në bashkëpunim ka vrarë Klenti Banon, oficer i policisë gjyqësore Lushnjë.
Prifti
Leonard Prifti, i dënuar më parë për vrasje, akuzohet se ka vrarë në 14 prill 2000, Klenti Banon.
Cici
Erjon Cici, i dënuar më parë për vrasje, akuzohet se në datën 27 mars 2003, ka tentuar të vrasë shtetasin Bardhyl Kurti.
Kashari
Erjon Kashari, i padënuar më parë. Akuzohet se në bashkëpunim ka vrarë shtetasit Bledar Haxhiu dhe Artan Sulçe, në datën 23 nëntor 1998.
Mermali
Elton Mermali, akuzohet se në bashkëpunim ka vrarë Bledar Haxhiun dhe Artan Sulçen, në 23 nëntor 1998.