E Shtunë, 31 Tetor 2026

Menaxheri i suedezit, Raiola: Ibra te Barça, mund të bëhet

Pas Kakasë i vjen radha Ibrahimoviçit: menaxheri i tij, Mino Raiola, i hap dyert Barcelonës. Këto ditë janë të vështira për Milanon, që është vënë në qendër të merkatos. 68 milionë euro dhe ndoshta, edhe më shumë, jep Reali për të blerë Kakanë. Shifra e përfolur për brazilianin thonë se nuk mjafton për të marrë Ibrahimoviçin nga Interi, por megjithatë dikush e provon: është Barcelona, e cila sapo ka fituar Champions League. Ai që udhëheq operacionin "Ibrahimoviç" është Mino Raiola, 41 vjeç, italian i rritur në Harleem të Holandës, ku familja e tij ishte pronare e një restoranti. Ai filloi të frekuentonte futbollin holandez dhe u bë ndërmjetës i klubeve italiane në vitet ‘90. Tashmë Raiola është një nga menaxherët më të fuqishëm dhe influentë të futbollit. Mino menaxhon punët e Ibrahimoviç, i cili është lojtari më i paguar në gjithë botën, më i paguar se Kristiano Ronaldo e se Mesi. Pas fjalëve të Ibrahimoviç, është ky regjist i pazakontë... "Murinjo mund të etiketohet ‘Special One‘ ose ‘Special 1000‘, por këtë vit, pa Ibrahimoviçin, nuk do ta kishte fituar titullin. Ibra ka fituar pesë tituj radhazi. Askush nuk e ka bërë më parë? Nëse do të kishte fituar edhe Champions League, puna e tij do të vlerësohej me 300 milionë euro. Ibra është lojtari i vetëm, të cilin nuk do ta dëgjoni të thotë: Do të qëndroj këtu 10 vite. Të tjerët puthin bluzën, thonë se nuk do të ikin kurrë, por kur u jepet rasti...". Ibra fiton 12 milionë euro në vit. "Por ne nuk duam para të tjera, nuk bëjmë tratativa në këtë sens". Por si i bëhet që Ibrahimoviç të transferohet te Barcelona, ku Mesi fiton shumë më pak para? Duket si një batutë pa vend. "Nëse Mesi dëshiron të menaxhohet nga unë, le të vijë. MekLaren nuk mund të marrë Shumaherin me gjysmën e asaj që paguhet te Ferrari". Praktikisht rroga prej lordi e Mesit dhe Ibrahimoviçit mund të jetë e njëjtë, pasi suedezi do të përfitonte nga taksat e ulëta në Spanjë. "Sigurisht që Ibra nuk mund të shitet për të njëjtën shifër, që Reali do të paguajë për Kakanë. Por Reali ka nevojë për 5-6 lojtarë, ndërsa Barça ka nevojë vetëm për një...". Për momentin jemi vetëm në fillim. Sipas tij, kalimi i Ibrës te Barça mund të bëhet që çke me të.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›