Vëzhguesi i Italisë së Lipit, në miqësoren kundër Gjeorgjisë
Federata Italiane ka dërguar një faks në zyrat e homologes së saj shqiptare, ku bënte me dije se miqësorja e 10 qershorit kundër Gjeorgjisë do të vëzhgohet nga Domeniko Amuco. Ai është përcaktuar nga drejtuesi i stolit të kampionëve të botës në fuqi, Marçelo Lipi, për të qenë i pranishëm në "Qemal Stafa", ku duhet të studiojë skuadrën gjeorgjiane, kundërshtare e italianëve në eliminatoret e Botërorit 2010. Ndeshja ndërmjet dy skuadrave do të zhvillohet më 5 shtator 2009 në Tbilisi. Përfaqësuesja "axurre" kryeson Grupin 8 me 14 pikë të grumbulluara në 6 ndeshje (4 fitore dhe 2 barazime). Ndërsa skuadra e drejtuar nga argjentinasi Hektor Kuper, ish-trajner i Valencias, Interit, Majorkës e Parmës, ndodhet në pozita shumë të vështira: ata renditen në vendin e gjashtë (të fundit), me 3 pikë në 7 ndeshje. Përpara Gjeorgjisë, ndodhen Mali i Zi, me kuotë të njëjtë pikësh, por me golavarazh më të mirë dhe Qipro, që ka një pikë më shumë.
Lipi e cilëson këtë ndeshje delikate, pasi luajnë ndaj një skuadre që kërkon me patjetër rezultate. Italianëve, të cilët synojnë të kualifikohen në evenimentin në Afrikën e Jugut si të parët në grup, nuk u lejohet asnjë hap fals, me Irlandën që ka vetëm dy pikë më pak. Ndër të tjera, në faks kërkohej që FSHF t‘i siguronte Kombëtares së përtej Adriatikut edhe një DVD të ndeshjes, nëpërmjet së cilës Lipi do të studiojë me detaje mënyrën e lojës, pikat e forta dhe të dobëta të Gjeorgjisë. Domeniko Amuço punon edhe si vëzhgues për gjigantët e Serisë A, Juventus. Gjatë këtij sezoni ai ka qenë i pranishëm në shumë ndeshje të kampionatit francez, duke ndjekur në aksion talentet që militojnë në këtë Ligë. Një prej skuadrave më të vëzhguara nga përfaqësuesi i "Zonjës së Vjetër" ka qenë Olimpik Marseja e Lorik Canës.