E Shtunë, 31 Tetor 2026

Urdhri i qeverisë: Fitoni në Shqipëri

Fakti që Portugalia rrezikon seriozisht kualifikimin në fazën finale të Botërorit 2010 ka shqetësuar edhe qeverinë luzitane. Paraqitjet e dobëta të skuadrës nuk janë më vetëm një "problem" i Federatës. Tri pikët në sfidën e së shtunës në Tiranë shihen si jetike për të qëndruar në garën për dy vendet e para të Grupit 1 eliminator. Laurentino Diaz, sekretari i Shtetit për Rininë dhe Sportet ka nënvijëzuar se sa e rëndësishme është pjesëmarrja e luzitanëve në aktivitetin që zhvillohet në Afrikën e Jugut. "Në Shqipëri, Kombëtaren tonë e pret një betejë e vërtetë. Fitorja është jetike, sepse futbolli portugez duhet të kualifikohet në Kupën e Botës për shkak të historisë", u shpreh Diaz në ceremoninë ku u firmos kontrata me Komitetin Olimpik Portugez (COP) për Olimpiadën Londër 2012.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›