E Diel, 1 Nëntor 2026

Menduh Thaçi, letër urimi për kreun e LSI-së, Ilir Meta



Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, Menduh Thaçi, i ka dërguar dje një letër urimi kryetarit të LSI-së, Ilir Meta. Thaçi ka vlerësuar vendimin politik të Metës dhe të LSI-së, duke e cilësuar këtë vendim si shumë të rëndësishëm për integrimin e Shqipërisë në familjen e madhe europiane. Sipas Thaçit, vendimi i LSI-së për të bashkëqeverisur me Partinë Demokratike qetëson situatën politike në Shqipëri dhe i shërben integrimit të vendit. “Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni t’Ju përgëzoj për vendimin tuaj që të bëni koalicion me Partinë Demokratike të z. Berisha. Jam thellë i bindur se vendimi juaj qetëson situatën politike në Shqipëri dhe mbi të gjitha kontribuon për përshpejtimin e integrimit të Shqipërisë në familjen më të madhe europiane, Unionin Europian”, - thuhet në letrën e kreut të PDSH-së së Maqedonisë, Menduh Thaçi.

9 Korrik 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›