E Diel, 1 Nëntor 2026

Partia e Gjelbër Europiane vlerëson vendimin politik të LSI-së



Partia e Gjelbër Europiane e ka vlerësuar me nota pozitive bashkëqeverisjen e vendit mes dy koalicioneve, atij të Aleancës Socialiste për Integrim dhe Aleancës së Ndryshimit.
Partia e Gjelbër Europiane gjithashtu ka vlerësuar me nota pozitive zhvillimin e procesit zgjedhor në Shqipëri. “Kjo tregon rrugën që vendi juaj po ndjek drejt konsolidimit të demokracisë dhe realizimit të standardeve europiane të zgjedhjeve. Në këtë drejtim ju jeni përpara një sfide të madhe atë të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ne mendojmë se bashkëpunimi ndërmjet dy koalicioneve do të bëjë të mundur realizimin e integrimit të plotë të vendit tuaj në BE, duke realizuar kështu një objektiv madhor të popullit shqiptar”, - thuhet në deklaratën e kësaj partie.

9 Korrik 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›