Negociatat me PD-në, paketa e propozimeve që do të bëjë LSI-ja
Çështjet programore ku do të përqendrohet LSI-ja në negociata. Dy variantet e përfolura për hapësirën e LSI-së në qeverisje
Shaban Sulçe
Pasi ka zyrtarizuar në Konventën e Jashtëzakonshme vendimin politik për t’i thënë “po” bashkëpunimit për bashkëqeverisje me Partinë Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim pritet që shumë shpejt të nisë zyrtarisht negociatat me partinë fituese të zgjedhjeve të 28 qershorit. Kreu i LSI-së, Ilir Meta, është mandatuar nga Konventa Kombëtare e LSI-së për të zhvilluar negociata me kryeministrin dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha. Takimi i parë Meta-Berisha pritet të ndodhë në ditët në vazhdim, ndërkohë që siç ka theksuar kreu i LSI-së, Ilir Meta, negociatat do të përqendrohen kryesisht në çështjet thelbësore të bashkëqeverisjes, të cilat kanë të bëjnë me programin qeverisës dhe përshpejtimin e hapave integruese të vendit. Çështjet kryesore në të cilat do të bazohen negociatat janë bërë publike dje nga kryetari i KDK-së së LSI-së, Edmond Haxhinasto. Ndërkaq pritet që të sqarohet edhe hapësira që do të ketë Lëvizja Socialiste për Integrim në qeverisjen e ardhshme, ku LSI-ja pritet të bëjë edhe propozimet e saj konkrete.
Hapësira
Dy janë variantet më të përfolura deri tani për hapësirën që do të ketë Lëvizja Socialiste për Integrim në qeverisjen e re. Varianti i parë bën fjalë që LSI-ja të përfaqësohet në qeverisjen e ardhshme me tri ministri dhe postin e kryetarit të Parlamentit. Në rast të realizimit të këtij varianti, me shumë mundësi kryetari i Parlamentit të ardhshëm do të jetë kreu i LSI-së, Ilir Meta. Ndërkaq, në variantin e dytë bëhet fjalë që LSI-ja të marrë drejtimin e dy ministrive në qeverinë e ardhshme si dhe të ketë postin e zëvendëskryeministrit. Ministritë që fliten se mund të kalojnë në drejtimin e LSI-së janë Ministria e Brendshme, Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punës. Megjithatë, për momentin asgjë nuk është e konfirmuar. Të dyja këto variante shoqërohen gjithashtu edhe me propozime konkrete për poste zëvendësministrash, drejtorë drejtorish, si dhe prefektë në qarqet ku LSI-ja arriti rezultate shumë të mira zgjedhore.
Bashkëqeverisja
Sipas kryetarit të Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI-së, Edmond Haxhinasto, prioritetet dhe objektivat e koalicionit të ardhshëm qeverisës kanë të bëjnë me marrjen e masave për daljen nga kriza ekonomike, realizimi i reformave të integrimit europian, garantimi i lëvizjes së lirë të shqiptarëve në Bashkimin Europian, realizimi i reformës zgjedhore dhe pavarësia e sistemit gjyqësor. “Konventa vlerësoi vendimin e LSI-së për pjesëmarrje në koalicionin qeverisës si alternativën e vetme për të garantuar stabilitet politik në vend dhe për të vazhduar proceset integruese. Gjithashtu, Konventa konkludoi se dalja nga kriza aktuale ekonomike, reformat e integrimit europian, lëvizja e lirë e shqiptarëve në BE, reforma zgjedhore dhe pavarësia e Gjyqësorit do të jenë objektivat kryesore për koalicionin e ardhshëm qeverisës”, - tha Haxhinasto.
9 Korrik 2009