Menezes: Barça ka 35 vite me këtë filozofi
Fitorja 4-0 ndaj skuadrës më të mirë të Amerikës Latine, Santosit, ka bërë bujë në mbarë globin, pavarësisht se ajo që fitoi ishte Barcelona dora vetë. Skuadra e Pep Guardiolas ka bërë një ndeshje të shkëlqyer, ndaj edhe Mano Menezes, trajneri i kombëtares braziliane të futbollit, theskoi se futbollistët e Barcelonës janë pa diskutim më të mirët në qarkullim dhe se do të vazhdojnë të fitojnë shumë trofe të tjerë. “Grupi aktual i Barcelonës po bën histori dhe fitorja në Botërorin e Klubeve ndaj Santosit me rezultatin 4-0 është thjesht një trofe më shumë. Pres që të vazhdojnë këtë seri të mrekullueshme suksesesh”, lexohet në një komunikatë të Menezes. “Barcelona ka nisur këtë stil loje para 35 vitesh dhe më në fund po shihen rezultatet e kësaj filozofie. Nuk ka të bëjë me skemat, por me mënyrën e lojës. Ata lojtarë kanë luajtur me të gjitha skemat e mundshme dhe kanë arritur fitore”, shtoi trajneri i Seleçaos.