Qeveria bleu bono në euro, 8.9 milionë me interes 6.4%
Ministria e Financave emetoi dje një bono thesari në euro me vlerën e 8.9 milionë. Interesi i pranuar ishte 6.4 për qind dhe me një afat shlyerjeje 12 muaj. Ankandi i jashtëzakonshëm që zhvilloi Banka e Shqipërisë lidhet me nevojën që kishte qeveria për të financuar shlyerjen e një bonoje në euro që emetoi në pranverë të këtij viti dhe që ka aftin e shlyerjes më 27 dhjetor. Sipas burimeve të Bankës së Shqipërisë pjesëmarrja në ankand ka qenë e pranueshme, por interesi i ofruar nga bankat ka qenë 0.1 për qind më i lartë se në ankandin e marsit, ku u morën 20 milionë euro borxh. Tani bankat e nivelit të dytë kanë më shumë likujditete në monedhën vendase sesa në lekë, për shkak se prurjet në valuta nga jashtë kanë rënë.