E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mou provokon Barcelonën: Reali më i miri

Megjithëse është përgatitur për një ndeshje të lehtë kundër modestëve të Ponferradina në Kupën e Mbretit në Spanjë, trajneri i Realit të Madridit, Zhoze Murinjo nuk mund të largojë nga mendja rivalët e përjetshëm të Barcelonës. Portugezi në fillim ka përgëzuar katalanasit për fititmin e Botërorit të Klubeve, ndërsa nuk ka harruar të lëshojë një tjetër sfidë ndaj skuadrës së Pep Guardiolës. Murinjo është shprehur se, përpos suksesit të fundit, Barcelona nuk është skuadra më e mirë në botë, pasi këtë përkufizim e meriton vetëm Reali i Madridit. "Ata janë një skuadër e mirë dhe tani janë edhe kampionë bote. I përgëzoj për këtë, megjithëse mendoj se më e rëndësishme është të fitosh Ligën e Kampioneve. Ata e merituan, por është shumë shpejt për të thënë se janë skuadra më e mirë në botës. Në fund të majit do të shohim se kush do të fitojë?- ka thënë Murinjo, si gjithmonë ironik në deklaratat e tij. Reali i Madridit kryeson kampionatin spanjoll dhe është kualifikuar në raundin tjetër të Ligës së Kampioneve, ndërsa do të luajë sot në mbrëmje kundër Ponferradina në Kupën e Mbretit. Një kundërshtar i lehtë për formacionin madrilène, por tekniku portugez nuk pranon asnjë nënvlerësim, duke kërkuar nga skuadra e tij një fitore të thellë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›