E Diel, 1 Nëntor 2026

"Mercator" hap pikën e parë në Shqipëri

Zinxhiri i mallrave të konsumit me qarkullim të shpejtë të shitjes me pakicë "Mercator" hap dyqanin e tij të parë në Shqipëri. Hipermarketi është i vendosur në "Citypark", në një hapësirë prej 4.500 m2 dhe është i gatshëm të ofrojë shërbime, duke nisur nga data 19 dhjetor. Ceremonia zyrtare e inaugurimit do të prezantohet nga kryetari i Bordit të Menaxhimit, Ziga Debeljak, dhe drejtori ekzekutiv i "Mercator", Marko Gvardjančič për Shqipërinë. Supermarketi do të ofrojë mbi 15000 produkte ushqimore dhe jo ushqimore në një ambient ku janë investuar 6 milionë dollarë. "Mercator" është mbajtësi ekskluziv i licencës për zinxhirin e madh global të produkteve sportive, Intersport, që nga viti 1999. Ajo operon me 77 dyqane në 6 tregje dhe tani hapet për herë të parë në Shqipëri. Me mbi 1000 m2, zonë kjo që do të sjellë për konsumatorin shqiptar disa prej markave më të njohura të botës globale të mallrave sportive. Të paktën 50% e produkteve që tregtohen në "Mercator" do të dalin nga furnizuesit vendorë. Në sajë të kushteve të favorshme klimaterike të Shqipërisë, lejohet një rritje e produkteve më të shijshme në të gjithë Ballkanin. Gjithashtu është e mundur që me rritjen e "Mercator", do të eksportohen produktet shqiptare në tregjet e tjera të Europës. "Mercator" është një nga kompanitë më të mëdha të shitjes me pakicë në Europën Juglindore, me një investim grupi prej 300 milionë euro në 2008-ën dhe 159 milionë euro në 2009-ën, dhe mbi 1000000 m2 zonë shitjeje të kombinuara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›