E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një tjetër "i marrë" drejt Berluskonit

Telashet dhe përballjet me persona të pastabilizuar mendërisht nuk kanë të sosur për Kryeministrin italian, Berluskoni. Dje, forcat e sigurisë, kanë ndaluar një tjetër person me probleme mendore, që kishte parkuar makinën në parkingun e spitalit ku po kurohet Berluskoni. Pas kësaj, ai ishte ngjitur në katin e tetë të spitalit, por ishte ndaluar nga policia pas një kontrolli që i ishte bërë dhe gjetjes së disa shkopinjve në xhep. Personi, një 26-vjeçar nga Torinoja, kishte deklaruar se kishte hyrë në spital për të takuar Berluskonin dhe të fliste me të. Është hera e dytë brenda një jave që persona të tillë arrijnë që të depërtojnë në afërsi të Kryeministrit, por sigurisht që rasti i parë ishte edhe më flagranti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›