Qytet Studenti - vendi ku PS-ja do të kërkojë votën
27/05/2009 Socialistët çelin nesër zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 28 qershorit
Partia Socialiste do të jetë partia e parë politike që do t’i drejtohet Qytetit Studenti për një takim elektoral në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. Për më tepër, ky takim do të çelë zyrtarisht fushatën elektorale të kësaj partie. Kështu, pritet që gjatë pasdites së nesërme socialistët të organizojnë takimin e tyre të parë në mënyrë zyrtare, kjo referuar asaj çfarë saktëson Kodi Zgjedhor, pasi ato kanë kohë që kanë filluar, ndërkohë që do të jetë po takimi i parë dhe me studentët, gjithmonë në kuadër të kësaj fushate. Njëkohësisht organizatorët dhe drejtuesit e selisë rozë kanë vendosur që në këtë hapje fushate të jenë të pranishëm dhe aleatët e kësaj partie, pra të mos jetë vetëm PS-ja, por të gjitha partitë përbërëse të koalicionit “Bashkë për Ndryshim”. Mbase kjo mund të shihet dhe si një sfidë që kampi rozë i bën kundërshtarit politik, nisur nga vetë vendi ku do të lëshohen thirrjet e përfaqësuesve socialistë për të votuar alternativën e tyre më 28 qershor. E ndërkohë që risia kësaj radhe, ndryshe nga fushatat elektorale të kaluara për zgjedhjet e përgjithshme, do të jetë pikërisht himni i posaçëm për të gjithë këtë periudhë. Ishte vetë kreu i Partisë Socialiste Edi Rama që prezantoi dje në ambientet e selisë rozë këngën e re të fushatës elektorale të zgjedhjeve parlamentare 2009 me titullin “Çohu”. Kryetari Rama së bashku me djemtë e grupit të njohur “West Side Family” ka bërë prezantimin e kësaj vije melodike, që do të shoqërojë gjithë fushatën e PS-së. Në këtë mënyrë, Rama ka ndjekur traditën e hershme, pasi ky është bashkëpunimi i dytë mes tij dhe grupit të mësimërm pas këngës së parë “Tirona”, që u kurorëzua edhe me fitoren e tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës. “Është një muzikë drithëruese, sepse është – unë besoj me gjithë zemër – muzika që është në shpirtin e çdo shqiptari e shqiptareje, që realisht duan një Shqipëri më të mirë, që realisht duan një ndryshim të madh dhe të shumëpritur dhe që realisht duan një vend europian këtu në mes të Europës, ku në asnjë mënyrë ne nuk mund të pajtohemi me faktin se kemi mbetur më të fundit fare, prapa një dere të mbyllur, që ende nuk po hapet. Por ne do ta hapim së bashku pa humbur kohë, duke fituar më 28 qershor dhe pastaj duke trokitur me këmbëngulje dhe vullnet, që më në fund çdo shqiptar e shqiptare të lëvizë lirisht në Europën që na takon edhe ne si të gjithë europianëve të tjerë”, - vuri në dukje Rama gjatë fjalës së tij.
Turi për klipin
Kreu i Partisë Socialiste gjatë ditëve të fundit është marrë me një tjetër pjesë të procesit organizativ për fushatën elektorale, konkretisht për xhirimet lidhur me klipin e këngës që do të shoqërojë fushatën elektorale të partisë së tij. Fillimisht Rama bëri një vizitë të shkurtër në minierën e Bulqizës, ku nuk hezitoi të futej në një nga galeritë e saj për bërë filmimet. Më pas pjesë e këtyre xhirimeve do të behej Kombinati Metalurgjik i Elbasanit.