Merkato agresive te Tirana, fluks afrimesh
Njëlloj si e kishte nisur këtë merkato vere me një vrull afrimesh, skuadra e Tiranës po tregohet po aq agresive dhe në afatet më të fundit të lejuara, duke realizuar aktualisht një fluks të madh prurjesh.
Ergis Tafalla
Kështu, vetëm tri ditë më parë erdhi një mesfushor francez, i cili fatkeqësisht dështoi që në testimin e tij të parë, duke u dëmtuar dhe rikthyer në shtëpi. Për të vijuar me afrimin e portierit maqedonas Timoslav Paçovski, i cili tashmë ka zyrtarizuar lidhjen e tij 1-vjeçare me bardheblutë. Portieri 26-vjeçar, që më parë është aktivizuar me skuadrën e Rabotniçkit, duke mbrojtur gjithashtu portën e përfaqësueses së Maqedonisë, kërkohej më parë nga disa klube të Evropës, një prej të cilëve ishte edhe Terek Grozni, aty ku aktualisht aktivizohet portieri shqiptar, Ilion Lika. Ndeshja e parë e Tiranës është ajo kundër Vllaznisë në Shkodër.
Kroati
Pasi kanë blinduar më në fund portën bardheblu, drejtuesit e Tiranës vetëm një ditë më parë afruan te kontingjenti ish-kampion edhe mesfushorin kroat Niko Pezo. Futbollisti 20-vjeçar sezonin e kaluar është aktivizuar te skuadra e Hajdukut të Splitit, sot ai pritet të nënshkruajë kontratën zyrtare me skuadrën e Tiranës. Ndërkohë në provë me bardheblutë të paktën edhe për sot është mesfushori i majtë venezuelian, Kazanova. Një fluks i madh prurjesh te skuadra e Tiranës, që realisht do të finalizohet me bujë vetëm ditën e hënë me rikthimin e francezit Laurent Mohelebi.
Gjyqtarët
Kridens Meta do të jetë gjyqtari që do të drejtojë kryendeshjen e javës së parë të kampionatit të 70-të kombëtar të futbollit, midis Vllaznisë dhe Tiranës, në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Dje është hedhur shorti i gjyqtarëve që do të drejtojnë ndeshjet e javës së parë të kampionatit, të cilat do të zhvillohen të gjitha nesër në orën 17:00.
Starova
Sulejman Starova bën gati Teutën për ndeshjen e vështirë kundër Dinamos në Tiranë. Në stadiumin “Tofik Jashari”, skuadra ka zhvilluar një ndeshje të fortë kontrolli, e cila i ka shërbyer trajnerit për të vënë piketat e formacionit titullar. “Djemtë e detit” do të përballen me Dinamon kampione në fuqi, por ky short nuk i tremb aspak durrsakët. Në stërvitjen e rëndë, që ka zgjatur afro 120 minuta, nuk janë kursyer as tre lojtarët e Teutës, të cilët u grumbulluan nga
Bushati në takimin Shqipëri-Greqi.
Flamurtari
E enjtja duhej të ishte dita e prezantimit zyrtar të Flamurtarit, por grupi nuk mund të quhej i plotë pa prezencën e Zeqirit dhe Çaushajt, të cilët të impenjuar me kombëtaren e Shpresave nuk kanë arritur dot në kohë për të qenë pjesë e këtij prezantimi. Ndërkohë kryebashkiaku dhe presidenti i Flamurtarit, Shpëtim Gjika, i cili ishte përgatitur për të zhvilluar këtë ceremoni, s’ka munguar dhe ka sqaruar median se ndodhej përpara stadiumit. Ai ka siguruar që kjo do të shtyhet për ditën e sotme.
Ferraj
Mbas sezonesh të kaluara midis pankinës dhe tribunës, Nertil Ferraj, më në fund duket se me ardhjen e Zlatko Daliç ka fituar statusin e titullarit. Ferraj, njëri prej talenteve të pakët të dalë nga ekipet e moshave të Dinamos vitet e fundit, ka gjetur hapësirën e duhur për të shprehur potencialin e tij dhe nuk ka zhgënjyer. Një ndryshim radikal për 21-vjeçarin, kontingjent i ekipit Shpresa deri disa muaj më parë, që tashmë nga një shpresë për të ardhmen e Dinamos,
është kthyer në siguri për kampionët.
Orges Shehi
U rikthye te Partizani vetëm dy javë më parë dhe u duk se do të ishte një ogur i mirë për krijimin e një skuadre pretendente për titull. Orges Shehi ishte larguar pas ndeshjeve të Kupës UEFA nga të kuqtë për të shkuar te Elbasani, ku edhe kishte firmosur një parakontratë. “U ktheva te Partizani, pasi kam luajtur tri sezone me këtë fanellë dhe e njoh shumë mirë ambientin dhe klubin. Plus pastaj, ishte edhe oferta financiare mjaft e mirë që më bëri presidenti Xhani, që ma mbushi plotësisht mendjen”, thotë Shehi.